Thursday, November 21, 2024

Historike! Valiev i dhuron Shqipërisë medaljen e parë olimpike

Lexo

Chermen Valiev shkruan historinë në Paris 2024. Mundësi kuqezi i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike. Valiev mposhti me rezultatin 6-2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg.

Gara e mundësit shqiptar u transmetua drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Radio Televizionin Shqiptar. Valiev, që u ripeshkua për medalje ditën e djeshme, ka dominuar kundërshtarin, duke qenë në avantazh gjatë gjithë ndeshjes.

Me qetësinë që e karakterizon, Valiev ka arritur që të triumfojë, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë në lojërat Olimpike. Një ditë historike për sportin shqiptar, që merr medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img