Hodo: “Duhet të dilnim me 3 pikë. Finalizimi po na penalizon shumë këto kohë”

Vllaznia dhe Teuta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, ka përfunduar me rezultatin 0-0. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, trajneri durrsak Bledar Hodo, ndër të tjera u shpreh:

“Të rëndësishëm ishin 3 pikët, siç rrodhën ngjarjet duhet të dilnim me 3 pikë. Në pjesën e parë të dy skuadrat nuk ishin nën ritmin e duhur. 20 minutat e fundit dolëm shumë mirë, por finalizimi po na penalizon shumë këto kohë.  

Të jem i sinqertë, Arifit i kam lënë detyra të tjera, kur e kishim ne topin në zotërim, doja të ishte më i lirshëm. Përgjithësisht jam i kënaqur, nuk kemi çfarë kërkojmë shumë nga Arifi, e kanë të vështirë të rinjtë t’i shprehin ato që duhet.  

Duhet të ishim më sipër në pjesën e parë. Dolëm më mirë nga krahu i Krujës. Përgjithësisht mendoj që Lloci bëri një punë të mirë si zakonisht.  

I kisha menduar të dy ndërrimet pak më herët. Toma e rriti shumë lojën në ato minuta dhe mendova t’i jap pak më shumë kohë. 

Këtë fundjavë luajmë me Dinamon, kam besim te çunat, nëse jep maksimumin asnjë kundërshtar nuk të tremb”, u shpreh Hodo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu