Tirana është mposhtur në “Arenën Kombëtare” nga Teuta me rezultatin 1-0. Pas ndeshjes foli trajneri Bledar Hodo. Tekniku i durrsakëve deklaroi pas ndeshjes:
“E vetmja meritë është e të gjithë çunave. Kanë qenë javë shumë të vështira, të sikletshme, netë pa gjumë, stres, e rëndësishme që e mbyllën. Dua të falenderoj çunat.
Do vazhdoni te Teuta? E rëndësishme është që arritëm objektivin, ky është plani i dytë.
Qëllimi ishte që Boci të nxirrte topin nga mesi i fushës se e dija që do kishim vështirësi se Tirana ishte shumë e dendur aty. Doja një lojtar dhe vetëm ai mund ta bënte.
Të gjithë çunat kanë qenë të jashtëzakonshëm në këtë periudhë dhe dua t’i falenderoj”, u shpreh Hodo për RTSH.