Hodo: “Vuajtëm, por më pëlqeu shpirti i garës, dëshira, dylyftimet, ky është çelësi i suksesit”

Teuta mundi Skënderbeun 1-0. Pas ndeshjes foli trajneri Bledar Hodo.

Kishim një ngërç psikologjik dhe shumë të tensionuar si skuadër sot. E rëndësishme është fitorja dhe shpresoj të kemi vazhdimësi se kjo është e rëndësishme.

 

Për pjesën e parë, kishim përgatitur presing ultraofensiv që nuk na e lejoi Skënderbeu se nuk e luajti topin mbrapa. Gabuam pak në rreshtim sepse si Çyrbja dhe Kruja ishin në kohë vonesë.

 

Në pjesën e dytë, folëm me çunat, qetësuam situatën në aspektin psikologjik, kërkova më shumë zotërim topi. Mendoj po të shfrytëzonim edhe goditjet standarde, do dyfishonim rezultatin dhe do të ishim më të qetë akoma.

Nuk doja të ndërhyja shumë në skuadër se do më pëlqente më shumë të merrnin iniciativë dhe të bënin diçka më tepër nga vetja”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu