Prononcimi i trajneri të Kombëtares, Silvinjo pas ndeshjes, Shqipëri-Angli 0-2
“Jam krenar për lojtarët tanë, kanë qenë 70 minuta pothuajse të barabarta nga të dyja skuadrat, e njoh trajnerin Tuhel shumë mirë që nga koha te PSG-ja, por është një skuadër që përgatitet për një gjysmëfinale dhe finale Botërori, ne përgatitemi për të shkuar në play off dhe po përgatitemi për tu ngritur edhe më lart.
Gjasula është një lojtar shumë i mirë dhe s rikujtoj ndeshjen me Kroacinë që mund të fitonim. Nuk është thjesht çështje për të organizur, jemi në rritje dhe kemi treguar që mund të bëjmë edhe më mirë. Uzuni ka bërë një lojë shumë të mirë, duket se Gjasula mund të jetë një trajner i mirë në të ardhmen se e ka shikuar me vëmendje.
Uzuni është shumë i shpejtë ka grintë. Në fakt linja e parë e jona, kanë bërë një ndeshje të mirë, e kam thënë edhe më përpara që Tuheli do të krijojë hapësira dhe e gjeti me Stons në mesfushë”, tha Silvinjo për “Tv Klan”.



