Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Orges Shehi, pas ndeshjes Tirana-Elbasani 0-1
“Në tërësi të ndeshjes, nuk meritonim ta humbisnim, meritonim diçka më tepër. Tensioni është, ndëshkohemi për një mos shkallëzim të mirë në mbrojtje dhe pastaj bëhet më e vështirë. I tentuam të gjitha, aq sa kishim mundësi. Për shkak të mungesave, dhe Tabekun nuk e kishim në gjendjen më të mirë. U munduam pastaj në fund që të krosojmë, të fusim dhe dy lojtarë si Alvarez dhe Kobiljar që janë të rrezikshëm me topin në këmbë. Futbolli i tillë është, kjo është ndeshja më e mirë, duhet të vazhdojmë kështu.
Kishim menduar që Vogli të konsumonte më shumë në presion, edhe pse është djalë i ri që kohën nuk e ndan mirë. Dhe për shkak të ngarkesës, pasi ndeshjen e fundit me Dinamon, Kobiljar doli i dëmtuar nga fusha.
Ne edhe ndeshjen me Dinamon luajtëm 4-3-3, dhe këtë ndeshje në mbrojtje e kishim vendosur 5-3-2. Në fazë ndërtimi ishim 4-4-2. Me pozicionimin e mirë të Rimalit që të tentonim, që të dilnim nga krahët. Ose superioriteti në mesfushë me Rafën. U nxituam në manovrën tonë, sepse mund të krijojmë tri linja nga krahu i djathtë siç i krijuam me Rimalin, por duhet të kishte ndërrim të krahut të lojës Kjo ishte ajo që kërkova. Sot në mbrojtje ishim të sajuar, futëm Verën në krahun e majtë dhe Rimalin në krah të djathtë. Na mungonte Kortezi dhe Ndong. Ishte dhe për shkak të pozicioneve, dhe për të marrë masat në thellësi. Dhe për shkak të Lajthisë.
Mesfushorët tonë, në pjesën e parë, ne duhet të kishim ndërruar krahun e lojës dhe të mbanim topin në zotërim. Nëse do kërkojmë vertikalizime dhe topa pas shpinë, konsumi është i madh. Kërkuam që kur të merrte topin Rimali, Vogli të shfaqej me diagonale, nëse Rafa i markuar. Për të ndërruar krahun e lojës dhe për të dalë në sulm.
Nuk do kërkonim që të vuanim shpejtësinë e Lajthisë, duke ngjitur të pestin tonë, që të vuante në shpejtësi Halili. Menduam që kundërshtari ka manovër që hedh shumë topa në zonë, dhe duheshin 3 lojtarë në qendër. Konsumi është i madh, edhe për shkak të eksperiencës. Vërtetë po vuanim nga krahu i majtë. Nëse do kishim pozicionim më të mirë të Voglit, mund ta zgjidhnim më mirë. Kur ngjitej i pesti i tyre, nuk ndante mirë Halili dhe Vera. Kur lojtari i krahut ngjitej, e merr Vera. Njëherë e bëmë, gabuam me qendërmbrojtësin tjetër që vuajtëm thellësinë. Nuk mbuloi hapësirën, që kishte rastin Elbasani. Këto ishin dy rastet.
Dihet që pozicioni ku jemi duhet të japim më shumë se maksimumin. Duhet të ulim tensionin, prandaj nuk arrijmë të finalizojmë. Sjellja e skuadrës, sidomos në pjesën e dytë, mendoj duke rregulluar shumë pak gjëra, mund të bëjmë më mirë në të ardhmen”, u shpreh Shehi për “RTSH”.



