Sunday, September 8, 2024

Humbi derbin me Partizanin, trajneri i Tiranës, Ahmataj: Fati nuk ishte me ne!

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Juljan Ahmataj, pas ndeshjes, Partizani-Tirana, 2-1

“Momentet e përqendrimit, janë ato që të sjellin probleme. Fati nuk ishte me ne, goditëm 3 herë traversën, topat tonë shkonin jashtë, kurse Partizani goditi dy herë shtyllën dhe topat shkonin brenda.

Vështirësi patën të dy skuadrat, edhe ne u shfaqëm para portës, por duhet të ishim më të qartë për të shkuar në finalizim.

Duke provuar gjithçka për të shkuar te barazimi, duke përdorur Dokën në treshën e mbrojtjes, ishim shumë ofensiv, na ngeli zëvendësimi i Lulajt, për të rregulluar balancat.

Ishim shumë të brishtë në atë moment. E njëjta na ndodhi edhe te goli i parë në goditja standarte, do fusnim Kainën dhe në atë moment e pësuam. Fati nuk ishte me ne.

Jam i kënaqur me ndërrimet, për luftën dhe karakterin që treguan, pashë një skuadër që luftoi”, përfundoi Ahmataj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img