Humbi duelin me Erzenin, trajneri rrogozhinas, Tetova: Kishim probleme në prapavijë!

Për trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova, humbja e sotme ndaj Erzenit në transfertë me rezultatin 2-1, ka ardhur si rezultat i problemeve që skuadra kishte në prapavijë. Duke folur pës ndeshjes për Over Sport, trajneri Edlir Tetova, ndër të tjera, tha:

“Ishte një pjesë e parë ‘jo’ për ne, pika jonë më e dobët sot ishte mbrojtja, Kishim Malotën me dhimbe koke por ishim të detyruara ta provonim se nuk kishim as Kacbufin. Në pjesën e dytë pasi ndryshuam diçka, ishim më të qartë drejt portës kundërshtare, por fatkeqësisht pa arritur rezultatin që kërkonim.

Ishim në ditë të keqe, se kur çalon mbrojtja është shumë e vështirë të shtysh përpara. Në pjesën e parë, ishim thuajse inekzistentë në sulm, sigurisht edhe për meritë të Erzenit. Në pjesën e dytë ndryshuam modulin, duke luajtur me dy sulmues. Ishte efektive, shkuam drejt portës, ishim më efektivë, pa arritur atë që deshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu