Sunday, August 24, 2025

Humbi finalen me Egnatian, Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, falënderim për tifozët, ndjesë për rezultatin zhgënjyes, premtim për rikthim me më shumë forcë, uri dhe me më shumë përkushtim

Lexo

Postimi zyrtar i presidentit të KF Vllaznia

Faleminderit Tifoza!

Një falënderim nga zemra për të gjithë tifozët që mbushën “Arenën Kombëtare”, që udhëtuan, sakrifikuan dhe i qëndruan pranë Vllaznisë me gjithë shpirt. Prania dhe mbështetja juaj ishte madhështore, ashtu siç vetëm Shkodra di ta bëjë.

Njëkohësisht, ndjej detyrimin t’ju kërkoj ndjesë — veçanërisht tifozave të flaktë dhe besnikë — për rezultatin zhgënjyes dhe mënyrën si përfundoi kjo finale. E dimë se ju dhatë gjithçka për ne, por nuk arritëm t’jua shpërblejmë ashtu siç e meritonit: me trofeun.

Megjithatë, kjo nuk është fundi. Është vetëm një peng që na motivon më shumë. Ne do të rikthehemi — me më shumë forcë, me më shumë uri dhe me më shumë përkushtim

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img