Friday, January 31, 2025

Humbi me Egnatian në transfertë 2-1, trajneri i Bylisit, Dede: Nuk po kalojmë moment të mirë, por besoj tek skuadra, janë grup me cilësi të mirë dhe perspektivë përpara

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Bylisit, Nevil Dede, pas ndeshjes Egnatia-Bylis, 2-1

“Ajo që nuk arritëm dot të bënim, ishte besimi për të luajtur. Skuadra u ndez pasi pësoi gol. Duhet të besojmë më shumë, kishim panik, sidomos në pjesën e parë, u pa qartë. Nuk ishim në kohën e duhur për një ndeshje me kundërshtar kaq të fortë, gabonim gjithmonë. Na bënë 3 raste të pastra në pjesën e parë, kur menduam do ishim më mirë, gabuam dhe morëm pjesën e parë. Skuadra u mundua të reagonte, për pjesën e dytë më vjen keq si u zhvillua dhe si ne morëm golat.

Çdo trajner ka 1 ide në kokë, si do e zhvillojë ndeshjen dhe si mund të zhvillohet. Doja të mos vuanim në fillim, i kishin falur zotërimin e topit dhe pak fushë. Ndoshta duhet të ishin bërë pak më shpejt zëvendësimet. Mundet ta kisha filluar me 2 sulmues, por gjendja gripale dhe virozat që vazhdojmë të kemi, humbëm lojtarë si Ruçi dhe Abazaj. Dhe Gjata ka vuajtur gjatë javës. Me 4-4-2 mund të bënim më mirë, shpërdoruam disa topa, nuk ishim të qartë.

Kemi përballë Egnatian, duhet t’i japim merita për skuadrën dhe punën që bëjnë. Në pjesën e parë doja të ishim të kujdesshëm të mos goditeshim. Në pjesën e dytë doja të ishim kokë më kokë. Është skuadër që në momente të caktuara ka ndjenja mosbesimi përballë kundërshtarëve. Unë e di ku do përfundoj me këtë grup. Janë grup me cilësi të mirë dhe perspektivë përpara.

Presidenti po mundohet të përforcojë skuadrën. Kemi kaluar situata shumë më të vështira, me 4-5 humbje rresht në vend të fundit. Kjo skuadër ka paraqitje dhe luhatje. Nuk jemi në moment të mirë. Nuk besoj se sot duhet të jemi me kokën ulur. Zoëtërimin e topit e dinim”, u shpreh Nevil Dede për RTSH.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img