Sunday, September 8, 2024

Humbi me Kastriotin, trajneri i Kukësit, Rraman Hallaçi, shprehet shumë i pakënaqur nga skuadra e tij

Lexo

Humbja e sotme me Kastriotin me rezultatin 1 me 0, e ka lanë shumë të pakënaqur trajnerin e Kukësit, Rraman Hallaçi. Një gjë të tillë e ka shprehur, në prononcimin e dhënë për Over Sport menjëherë pas ndeshjes, duke përcjellë kritika për skuadrën e tij. “S’mund të themi që ishte një ndeshje e dominuar. Nëse nuk e rrezikon kundërshtarin nuk është ndeshje e dominuar. Kundërshtari shënoi gol dhe u ngjit me forcën e tij. Sot shkatërruam çdo gjë që kishim ndërtuar. Pjesa e dytë ishte për të ardhur keq. Një pjesë e dytë totalisht e dobët. Nuk gjetëm hapësira, mungoi grinta, mungoi dëshira. Ne humbëm dhe me Egnatian, por skuadra kishte diçka më shumë. Sot ishte një humbje katastrofike.

Shkuam dy-tre herë duke iu afruar. Nuk duhet t’ia lëmë në dorë fatit. Nuk është thjeshtë të bësh një pasim dhe të mbarosh punë. Kundërshtari u tërhoq në thellësi., ne nuk i krijuam mundësitë. Mungoi dëshira, forca karakteri, mungoi çdo gjë në vazhdim”, tha ndër të tjera, tekniku i verilindorëve, Rraman Hallaçi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img