Prononcimi i trajnerit të kombëtares kuqezi, Sylvinjo, pas ndeshjes, Shqipëri-Ukrainë, 0-1
“Duhet të jem i sinqertë, ishte e vështirë që të reagonim pas humbjes ndaj Polonisë. Imagjinoni që kishim mundësinë e vetme në jetë, si shtet e federatë që të shkonim në Botëror, ishte hera e parë për ne. Pritshmëria ishte shumë e lartë, po luanim 100% e më shumë ndaj Polonisë, kishim edhe një pjesë të ndeshjes në dorën tonë. Në fund të ndeshjes ishte e vështirë ta pranonim. Ishte e vështirë të punonim në ekip dhe mundësia të reagonim, të vinim e luanim këtu ndaj një ekipi të mirë si Ukraina, me lojtarë të mirë. Ky është një ekip i pabesueshëm, e kam parë ndeshjen ndaj Suedisë, mund ta shihja sa shumë lojtarë të mirë kishit bërë. Pastaj kur flet për futbollin, e pëson 3 gola, je jashtë. Por duke menduar për ekipin tonë ishte shumë e vështirë, ne kemi shpenzuar shumë energji që të vinim këtu dhe u munduam të bënim mirë në mendjen tonë. Nuk rikuperuam mirë, të them të drejtën, nëse flitet për aspektin mendor.
Thashë që do jem i kënaqur nëse e fitoj? Nëse fiton ndeshjen je, nëse jo, padyshim jo. Edhe paraqitja ishte e vështirë, që të rikuperonim lojtarët nga ana mendore. E provuam të gjithë, edhe federata. Për ne është shumë e vështirë, është një kundërshtar i vështirë. Por kur je këtu, në play-off, mund ta imagjinosh që mund të shkosh para, nuk ia dolëm. Polonia ishte rezultat i vështirë, e përsërit se si përfundoi ndeshja, ishte e vështirë të menaxhonim edhe 25-30 minutat e fundit. Nuk kam çfarë të them, jam i mërzitur. Urime Ukrainës, shihemi herën tjetër”.


