Humbi ndeshjen e parë të Euro U17 me Portugalinë, trajneri kuqezi, Andrea Tedesko: Duhet të rekuperohemi mentalisht dhe fizikisht përpara ndeshjes me Gjermaninë

Shqipëria U17 e ka nisur me humbje fazën finale të Kampionatit Europian, që është duke u zhvilluar në vendin tonë. Por sigurisht kjo gjë nuk e ka lënë të kënaqur trajnerin e kuqezinjve, Andrea Tedesko, i cili ka pranuar se nuk ishte një paraqitje e mirë. E këtë gjë e ka bërë në emisionin “Supergol Europiani” të moderatores Hygerta Sako.

“Kemi humbur shumë topa në vijën e dytë. Deri në të 60′ apo 70′ kemi qenë deri diku në lojë dhe kisha besim se deri në fund të ndeshjes mund të kishim një paraqitje më të mirë.  Ndeshje të mëdha me kundërshtarë të tillë e të fortë janë gjithnjë të vështira. Unë i kam kërkuar lojtarëve që të kapin momentet e tyre më të mira dhe të fitonin duelet e të mos e humbnin përqendrimin për asnjë çast, Mirëpo kjo gjë nuk ndodhi”.

Ndërkohë më tej i pari i pankinës kuqezi ka shpjeguar dhe mënyrën e të luajturit me topat e gjatë, ndërsa ka kërkuar që pas kësaj disfate të ketë më shumë përkrahje për lojtarët për të mos u demoralizuar në vazhdim.

“Janë dy pika të ndryshme të ndeshjes. Ndoshta dhe konfuzohen mes tyre sidomos tek goditjet e lira, apo goditjet e dënimit të cilat kanë patur një farë ekuilibri në lojë. Më së shumti kemi luajtur ulët dhe kemi bërë një futboll të shtruar në pak centimetra, por që tek goditjet e dënimit sigurisht që kemi përdorur topat e lartë, apo të gjatë. Por kjo strategji nuk funksionoi.  E kemi humbur topin shpeshherë duke bërë këto pasime të tilla që nuk sollën rezultat.  Ajo çfarë është e rëndësishme duhet të rekuperohemi mentalisht dhe fizikisht përpara ndeshjes me Gjermaninë.  Ne duhet t’i përkrahim lojtarët në këtë moment të vështira”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu