Prononcimi i trajnerit të Dinamos Ilir Daja, pas ndeshjes, Dinamo-Egnatia 1-2
“Nuk jam nervoz fare, pavarësisht se nuk dua të merrem me gjykimin. Egnatia kishte më shumë dyluftime se ne, është ekip i pjekur për meritë të trajnerit. Më vjen mirë që rikthehet në stol Tetova, është trajner që i ka dhënë fytyrë tjetër Egnatias dhe ka ndihmuar në ngritjen e futbollit shqiptar. I duhet Egnatias dhe futbollit shqiptar. Ishte lojë e hapur, kishim ndoshta ne pak më shumë raste. Egnatia ishte më potente në dyluftime sesa lojtarët tonë. Kishim mundësi për të shkuar te goli. Kërkuam gjithçka për gjithçka. Finalizimi ishte një anë që çaloi. Ekuilibrat në lojë u prishëm qoftë për ne edhe për Egnatia.
Unë kam një profil të ulët në raport me median dhe spektaklin. Ka qënë vendim i imi, që mos marr pjesë në eventin e Topit të Artë. Arsyet nuk kam pse i them.
Ne bëmë gabim në fazën e mbrojtjes, sidomos nga krahu i djathtë. Kishim kohë vonesë për të shkuar në krah për të bërë anën e fortë të markimit. E kishim punuar në format tona. Dyluftimet tona ishin nën nivelit e një loje të fortë, ndaj kampionëve në fuqi.
Qardaku duhet të spostohej, të kapte pozicionin e 8-shit në krahun e djathtë. Gjë që mungoi, Vila ishte nga krahu i majtë. Hapësira që duhet të merrnim ishte në mos pozicionin e mirë të Qardakut. Për të marrë hapësirën që krijohej kur ndërohej krahu i lojës.
Gjithmonë ndeshjet me Egnatian janë të forta, të dy ekipet kanë manovra të konsoliduara. Është problem kur rezultati shkon 0-2. Egnatia manovrën në fazën e sulmit e ka nga më të mirat në kampionat. Është meritë e Tetovës dhe stafit të tij. Kanë bërë një manovër të konsoliduar pa ndryshuar sistemin e lojës”, u shpreh Ilir Daja.



