Humbi thellësisht 0-5 me Dinamon në shtëpi, tekniku italian i verdhebluve i kërkon falje tifozëve elbasanas

Prononcimi i trajnerit të Elbasanit, Roberto Bordin, pas ndeshjes, Elbasani-Dinamo 0-5

“Nuk funksionoi asgjë se ishte një skuadër e cila vuajti që në minutën e parë. Duhet t’i kërkojmë të gjithë tifozëve dhe klubit falje, për këtë paraqitje jashtëzakonisht të keqe.

E vetmja mënyrë ta kalojmë është të punojë më shumë për ndeshjen tjetër, se është e rëndësishme pas një ndeshje ku nuk u paraqitëm si sot.

Ndeshjet mund të humben por duhet pak dinjitet, zemër e karakter më shumë. Pritet ndonjë reagim, nuk mund të bësh një ndeshje 90 minuta nën mëshirën e kundërshtarit, kjo është e papranueshme.

I thashë ekipit si në pushim, edhe në fund, që mund të humbet ndeshja, por jo në këtë mënyrë, Mund të humbësh, por si skuadër, jo me gabime individuale, u nervozuam, bëmë faulle e u ndëshkuam me kartonë të panevojshëm, ku mund të ishim të aftë për të mbrojtur edhe humbjen”, tha Bordin për RTSH pas ndeshjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu