Sunday, November 24, 2024

Humbja e Vllaznisë në Bosnje, analiza kritike për skuadrën e zemrës dhe indinjata për arbitrin rus…. Nga Bosnja, Agron Isufi

Lexo

1…Turp i madh që talleni me tifozat e zjarrtë të Vllaznisë, ku sakrifica e tyre e lodhshme 9 sahat me rrugë të këqia, për t’ju pare ju në Shiroki Brijeg. 500 tifoza shkodranë nga 2500 që ishin të pranishëm me humbjen me shum fat 3-1 me Shiroki Brijeg.

2…. Portieri Bojan Zogiviç, hero sonte, ku sonte do ishim koritur si klub futboll Vllaznia.

3….Imami për faqe të zezë, ku e kam ndjekur me vemendje tërë lojen e tij, a thua ishte me Shiroki Brijeg.

4…..President + staf, sa ma parë duhet një stoper i mirë…

5….Arbitri skandaloz, me 12 kartona të verdhë e 2 te kuqe + 2 penallti të pa qëna, 58 vjeç u bana, e s’kam parë ndonjëhere kështu gjykimi racist.

6….Kruja mirë!

7….Krymi mirë, i vetem luftarak.

8….. Jonuzi lëviz shumë, po jo i saktë për aq sa luajti.

9….Hoxhaj si fëmi i vogëël, humb rastin me kokë në fillim të ndeshjes, mu duk dilitant.

10….Dilaver lëviz shumë, por nuk funksion mesfusha në organizim për t’i dhënë topa dobët.

11… Kaleziç të ik vrap në shtëpi, se nuk ban për Vllazninë, dhe të mbajë përgjegjësi kush e ka pruar.

12…Bullatoviç në pjesën e parë kanë nxjerre kujin në krah të tij, edhe disa raste në pjesë të dytë, dobët, por nuk është lojtar i keq, ku nuk krahasohet me Isajevskin.

13… Gabim i tranierit Brdariç që nuk bën ndrime që në minute e 60-të, kur je në humbje, por shpesh herë në minutën e 70-të, ku futja e 3 sulmuesave ishte i sukseshëm, ku kishin shumë raste për shënim.

14….Pse gabon tranieri me lënien në stol të Da Silves dhe Gjorgjeviç? Ndoshta forma fizike pak problem.

15…Blerje shumë cilësore për Fahrudin Djuergjeviç, ka cilësi e shkathtësi të pa parë. Ky lloj lojtari don një lojtar organizator që jep asiste të shkurta, dhe me Da Silven do bëjnë mrekullina nesër.

16…. Shanci i madh i joni me golin e Mehdi Çobës, që shpresojmë për ndeshjen e kthimit me 15 korrik në “Loro Boriçi”….

17….Fat i madh që kemi Da Silven lojtar, që të bën gjëmën në moment, por nuk e di pse nuk lot nga minuta e parëe?!…

18…President Xhaferi, mendo për ndeshjen e kthimit, të kualifikohesh, se do kesh shumë probleme me tifozët, për cfarë hardheku është luajt sonte, qysh me arbitrin Rus, kartelat e shumta, derisa me thanë shumë specialista e traniera menaxhera mbas mbarimit të ndeshjes, se si ka mundësi kaq keq Vllaznia, dhe po të mos ishte portieri Zogoviç, edhe 7-1 mund të ishim ndarë nga shumë raste që ka pasur ekipi i Shiroki Brijeg në të dyja pjesët  e lojës.

19…Fati e don Vllazninë, ku goli na jep shumë shprese, për ta kthyer rezultatin në Shkodër.

20…. Alban Xhaferi, gjej organizator të mirë shpejt që të godasë portën, në rrish në shpresë të Jonuzit, do koriteni aq shumë.

21….Tërë tifozëve të Vllaznisë që kanë qënë në Bosnje, tu jepet bileta falas në “Loro Boriçi”, ose të paguar nga klubi Vllaznia.

22 ……Forca Vllaznia dhe staf më shumë besim tek të rinjtë….

23… Vetem të keni kujdes nga lojtarët Shiroki brijeg, Nr 22 organizator që kishte i duhet Vllaznisë, Nr 9 sulmuesin me flokë të gjata shumë i mirë, kapideni që realizoj 2 penalltitë, janë lojtarë qe po të ruhen mirë, të tjerët janë të nivelit mesatar!

Nga Bosnja,  Agron Isufi

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img