Wednesday, December 24, 2025

Humbja me Dinamon, tekniku i të kuqve Kërnaja, i zhgënjyer me të tijtë: S’më kishte ndodhur ndonjëherë që dy lojtarë me portierin të mos shënonim, pavarësisht pozicionit jashtë loje!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të të kuqve, Kërnaja, pas ndeshjes, Partizani-Dinamo 1-3

“Detyrat e trajnerit janë të nxjerrë në zonat e kuqe para portës lojtarët. S’më kishte ndodhur ndonjëherë që dy lojtarë me portierin të mos shënonim, pavarësisht pozicionit jashtë loje. Realisht nuk kemi bërë ndeshje të keqe, rezultati është tjetër, në humbëm përsëri sot. Gjëra që duhet të rregullohen.

Gabime në rreshtim te goli i parë? Është ndeshje tjetër ajo që thoni ju, jo kjo sot. Goli i parë është marrë nga një eurogol, jo rreshtim i keq i mbrojtjes. Kur shkoi 1 me 1, patëm rastet për 1 me 2. Kishim mungesa, Ismalin dhe numrin 6. Provuam Sembene si numrin 6, por nuk e bëri dot. Provuam si numër 8 Isgandarlin dhe Buxhelajn. Në topin e dytë te goli i Bregut duhet të ishim më të kujdesshëm. Nuk është vendosje e keqe, por kapje në tranzicion.

Ne morëm shumë topa në qendër, sepse lojtari që ishte atje nuk ishte pozicional. Sembene nuk po e bënte dot rolin. Ka të bëjë edhe lodhja dhe kthimi i Sembene nga dëmtimi i gjatë. Ishin të detyrueshme. Kishim shumë dëmtime, shumë kartona. Kazem vjen nga Kategoria e Dytë, ndeshja e parë që luante 45 minuta. Nuk kemi çfarë të bëjmë gjëra që ndodhin.

Kishim menduar një mënyrë të tillë loje. Nuk është hera e parë që Sembene luan si numër 6, ka luajtur edhe në Europë. Provuam, nuk eci ndoshta nga gjendja jo e mirë. Mehmeti nuk ishte në formën e duhur. Kote nuk preson fortë, ne na duheshin lojtarë që presonin fortë. Na duhej lojtarë me muskuj, prandaj bëmë këtë zgjedhje. Ndeshja mbaroi 1 me 3, por duhet të ishim më konkret para portës. Nëse Kazim dhe Skuka do ta kishin zgjidhur më mirë, do ishim duke folur ndryshe. Goli i Bregut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe përfunduam këtu ku jemi sot.

Te goli i dytë ishte gabim pasi. Që 3 muajt e fundit jemi me 12-13 lojtarë, kemi improvizuar pafund. Lodhja e djemve që nuk ishin të saktë në kohën e presionit. Do të shikojmë çfarë do të ndryshojmë ndonjë gjë”, deklaroi Kërnaja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img