Sunday, September 22, 2024

Humbja me Gjeorgjinë, Mitaj: Bëmë një ndeshje të mirë, por ata shfrytëzuan rastin e golit

Lexo

Mario Mitaj është shprehur pas humbjes së Shqipërisë përballë Gjeorgjisë se skuadra thjesht nuk kishte shfrytëzuar rastet në të njëjtën mënyrë siç kishin bërë kundërshtarët dhe kjo solli disfatën.

“Besoj se në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, vrapuam shumë, kishim 2-3 raste, por ata shfrytëzuan raste në mënyrë më të mirë. Lodhja nuk është justifikim se edhe ata vijnë nga një ndeshje para dy ditësh. Nuk besoj se ishte lodhja fakti që humbëm.

Ishte më e thjeshtë për ne se hapësirat në krahë i kishim më të lira, mund të kishim qarkulluar topin më shumë por kishin dy raste, i shfrytëzuan më mirë dhe humbëm.

Lodhja? Edhe ne,  edhe ata kishim ndeshje para tre ditësh. Normale të jesh pak i lodhur por nuk besoj se ishte ajo gjëja që humbëm këtë ndeshje.

Pse në Arabi Saudite? Kam folur me drejtuesit dhe trajnerët e ekipit, kam parë cili është ekipi dhe lojtarët. Më kanë thënë që do të kem më shumë minuta, e rëndësishme është të luaj me lojtarë cilësorë dhe më shumë se në Rusi”, tha Mitaj për “SuperSport” pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img