Monday, November 25, 2024

Humbja me Partizanin, rrokadë në stolin e Laçit. Largohet Mirel Josa, rikthehet Shpëtim Duro

Lexo

Laçi humbi të hënën 2-1 me Partizanin në “Elbasan Arena”, dhe së bashku me ndeshjen humbi edhe trajnerin Mirel Josa. Edhe pse në marrje të detyrës së tij në krye të kurbinasve, vlerësimet ndaj teknikut Josa ishin maksimale, për hirë të së vertetës, gjatë ndeshjeve të fundit, Laçi pati një rënie të ndjeshme në lojë dhe rezultate. Kjo situatë në rënie e sipër, me 3 humbje e 3 barazime radhazi, duke vënë në pikpyetje pozitën e vendit të dytë në renditje, e ka nxitur presidentin Pashk Laska të ndërhyjë për lëvizje në pankinë.

Dita e sotme, një ditë pas humbjes me Partizanin është shoqëruar edhe me vendimmarrjen për shkëputjen e marrëdhënieve të Laçit me trajnerin Mirel Josa. Dhe, pa vonuar shumë gjatë, kurbinasit kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin. Ai është Shpëtim Duro, një njohje e vjetër, pasi e ka drejtuar edhe më herët Laçin, madje duke regjistruar rezultate shumë pozitive, jo vetëm në kampionat, por edhe në Kupat e Europës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img