Prononcimi i kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti foli, pas ndeshjes Poloni-Shqipëri 2-1
“Në këto momente është shumë e vështirë të gjejmë fjalët. Jemi të gjithë të mërzitur, ishte rasti i fundit për të shkuar në Botëror. Shpresoj që brezi i ri t’ja mundësojë këtë shqiptarëve. Në pjesën e parë ishim shumë afër, goli nga korneri më pas në pjesën e dytë. Nuk e meritonim.
Tani është e thjesht prapa ndeshjes, sigurisht ato kishin më shumë fizik. Ne na mungonin disa lojtarë më shtatlartë. Ndoshta ishte topi perfekt te Levandovski, ndoshta mund të mbronim më mirë. Nga gabimet mëson, por shumë e vështirë të gjesh fjalët.
Si shkoi ndeshja, rasti për 2-0, por edhe për 2-1. Ata ishin të hapur mbrapa për kundërsulme. Çfarë të bëjmë, të mendojmë për të ardhmen.
Shpresojmë që të na bëjë krenarë Kosova, të fitojë ndeshjen me Turqinë. Të jemi krenarë të gjithë shqiptarët në botë. Falenderoj tifozët që erdhën të shumtë në Poloni, besoj i zhgënjyem, por shpresoj të jenë pas nesh edhe në të ardhmen”, u shpreh Gjimshiti për “Klan TV”.


