Monday, November 25, 2024

Humbja në derbi, drejtori i të kuqve, Olsi Rama akuza për arbitrimin. I lodhur nga problematika me gjyqtarët, paralajmëron rishikimin e pozicionit të tij në klub

Lexo

Për drejtorin e përgjithshëm të klubit Partizani, Olsi Rama, gjykimi kë ndikuar në humbjen e të kuqve në derbin e luajtur mbrëmjen e së dieles në “Aier Albania”

“ Absolutisht asnjë rezervë, nuk ka rezerva fare. Çfarë të them unë? E mora arbitrin në intervistë, më fal jo arbitrin, mbrojtësin e shtuar të Tiranës i cili ndërpreu edhe atë aksionin pa dashje. Nuk ka më çfarë të them.”, përgjigjet me ironi drejtori Olsi Rama kur pyetet nga gazetarët pas ndeshjes në lidhje me gjykimin.

Më pas, duke vijuar të flasë për ndeshjen dhe konkretisht për dëmin që sipas tij, gjyqtari Hamiti i ka bërë Partizanit në këtë ndeshje, ai thotë: “Normalisht është një situatë që e përjetojmë edhe presionin. Megjithatë jam i bindur se po e përjetoj unë në një mënyrë që po mendoj nëse ia vlen të merresh me këtë punë apo jo. Tani kemi edhe VAR. Nuk është hera e parë me këtë Hamit lezhjanin, është përsëritës, është ngelës në vazhdimësi. Fatkeqësisht ka pak arbitra në Shqipëri, por mendoj që në situatën e VAR-it të ishim më të përgjegjshëm.

Saliu kam që në fillim të korrikut që e kam parë në çdo stërvitje dhe në asnë jrast nuk ka kërkuar gjë. Është gjithë është ai djalë dhe nuk rrëzohet kot. Vajta në dhomat e zhveshjes, më tregoi edhe syrin ku e kishte goditur. As me VAR nuk e panë.

Pastaj ka shumë episode të tjera. Shihni kartonin e verdhë që mori Murataj, që e meritoi se mbasi u ndërpre aksioni për faull bëri gjest proteste. Direkt ngriti dorën e gjithsesi mori të verdhë. Ismajlgeci e bëri e nuk e mori, në pjesën e dytë ishte një i Tiranës që u ndëshkua me të verdhë, iu kthye arbitrit me një gjest më shumë se Murataj dhe ky lezhjani nuk pati guximin të nxirrte tjetër.

Nëse do drejtësi. nuk jepet me episode, nuk mund të jepet penalti me VAR e të mos shikosh të tjerë.

Do e çojmë në Prokurori? Pse Prokuroria me arbitrat shqiptarë do merret? Do merret me të gjithë një nga një? Këta duhet të kenë turp, një sedër që të vijnë në fushë të bëjnë më të mirën. Janë para tifozëve në stadium. Meqë ra fjala nuk më pëlqeu hedhja e shisheve, as në kombëtare, i ke në stadium VAR e të gjitha, këta vazhdojnë e i bien të njëjtës vegël.”

Ndërkohë, i lodhur nga gjithë ajo që ai po përjeton, drejtoi Rama, paralajmëron rishikimin e pozicionit të tij. “Për mua personalisht që merrem me këtë punë në përditshmëri, që harxhoj nervat e mia, e nuk po merrem me Demin që harxhon edhe lekët, unë them a ia vlen? Kur ti stërvitesh në momentin kyç dhe vjen dikush në mënyrë arbitrare e vendos s’i t’i dojë qejfi me 2-3 standarte… Do të reflektoj për veten time. Nuk kam rezerva ndaj djemve se të gjithë u munduan. Dhanë maksimumin duke filluar nga portieri,. Ndërkohë që sigurisht nuk mund të jem 100% i kënaqur kur humbasim. Kushdo të jetë fajtor, djemtë e dinë që pavarësisht arbitrave a të tjerëve, të gjithë duhet të jenë për fitore. Stafi teknik të vazhdojë që të bëjmë atë kthesë që duhej të kishim bërë që më parë”, përfundoi prononcimin e tij të pas ndeshjes, drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img