Thursday, November 21, 2024

Humbja në finalen e titullit, Shehi: Na ndëshkoi një episod

Lexo

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas humbjes në finalen e titullit ndaj Egnatias.

Shehi, deklaroi se ndeshja u vendos nga një episod, ku u shënua edhe goli i vetëm i takimit.

Mërzia është prezente, po të kishim shënuar do të ishte histori tjetër. Rastet i kishim, po të kishim shënuar do kishte shkuar ndryshe. 

Presioni në ndeshje të tilla është i madh, ndoshta ndikoi te lojtarë. Në pjesën e dytë ishim ne prezentë, nuk kam pishmane. Episodet e vendosin, kështu ndodhi edhe sot, një episod na ndëshkoi. 

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të qajmë rastet e humbura. Ky është futbolli. Egnatia u përshtat më shumë me terrenin në pjesën e parë. E zhvendosi lojën me topat e gjatë. Kundërshtari i shfrytëzoi rastet, ndërsa ne jo. Këtë kohë që jemi pushim do të jemi të mërzitur, më vjen keq për çunat dhe tifozët që dhanë maksimumin.

Nuk e di rasti i golit që na u anulua a ishte i rregullt apo jo. Ngelet për t’u parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img