Prononcimi i trajnerit të Teutës, Enkelejd Dobi, pas ndeshjes, Teuta-Partizani 2-2
“Mënyra se si erdhi, sidomos duke e pasur ndeshjen në kontroll pas pjesës së parë me rezultatin 2-0 është shumë e vështirë tani ta thuash kush, për se, qysh.
Kemi bërë më shumë gabime sot në pjesën e dytë se sa në gjithë ndeshjet në gjithë kampionatin. Kujt mund t’ia merrte mendja që mund të na shënonin tre gola. Vjen Partizani që kishte shënuar me pak dhe i bën. Pse? Sepse bëhen kështu gabimesh dhe sot bëmë shumë gabime. Duhet t’ia japim meritën Partizanit, por ne nuk treguam grintë në pjesën e dytë, nuk e di pse. Edhe ekipi u fut ne presion, edhe kur ishim 10 kundër 11 ia kemi dalë mbarë dhe kemi qenë më të organizuar dhe me më pak gabime, do të analizojmë me stafin. Por tani në të nxehtë nuk kam ndonjë fjalë të zgjuar apo të mençur për të thënë. Ky është futbolli, nuk ke çfarë i thua. Mund të ishte 3-1 për ne, shkon 2-2 e 3-2 kundër nesh. Ndonjëherë nuk i japim dot shpjegim, tani në të nxehtë. Por e dimë që është një aksident në punën tonë.
Ka edhe ekip kundërshtar, në fillimin e pjesës secili do të tregojë mënyrën si e ka zgjedhur. Por nuk është ajo, edhe Partizani donte t bënte presing, ishim të qetë dhe me kalimin e kohës morëm kontrollin, nuk ishin me lojë por ishte më shumë goditje standarte të tyre. Bëmë gabime, normal, por morëm kontrollin që duam të luajmë futboll, erdhën golat, kishte aksione që mund ta përfundonim edhe 3-0 pjesën e parë. Por ky është futbolli, nuk i jep shpjegim të saktë, përveç faktit që në një moment u futëm në presion që nuk i jap shpjegim ku është arsyeja. Ka ndeshje të tilla, ndodhin. Futbolli është gjithmonë lojë me gabime dhe ai që bën më pak fiton ndeshjen. Sot kemi bërë më shumë gabime se këto 10 ndeshje, ndaj them se është e vështirë të them diçka. Por mendoj se është aksident që ndodhi, do marrim përgjegjësitë, me gjithë meritat e Partizanit se erdhi goli i parë dhe u dha zemër e aty duhet ta menaxhonim ndryshe. Nëse shënonim me penallti, do flisnim ndryshe, por nuk i shohim të gjitha e ky është rezultati, duam apo jo, duhet ta pranojmë. Si një boksier, morëm një grusht tamam, do rrimë tani shtrirë, do rrimë në gjunjë apo di ringrihemi, kjo është pyetja që duhet të bëjmë.
Gjëra të tilla kanë ndodhur dhe do ndodhin, janë të pashmangshme, duhen marrë përgjegjësitë. Ajo iku tani, nuk e kthejmë dot, mënyrën se si do ta menaxhojmë e thashë vetë që nuk jemi ne kjo Teuta e pjesës së dytë, kaq. Besoj se këto 10 ndeshje kemi pasur një imazh apo interpretim tjetër komplet, ka qenë me grintë, agresivitet, koncept tjetër loje. Ja që ndodhin, është pjesë e lojës dhe tani është pyetja, të zhvillon karakterin, konceptin e luftëtarit që do rrish në gjunjë apo ringrihesh. Kemi lojtarë me eksperiencë që shumë më ndryshe duhej ta menaxhonin pjesën e dytë, kur pësuam golin të ishim cinikë e të vendosur. Por ky është futbolli e disa gjërave nuk u jep shpjegim, duhet të bëjmë analizë e ringrihemi.
Duhet të bëjmë gola? Keni ndonjë recete se po ua paguaj, ua blej. Ne punojmë, ky është besimi që i dha ekipi që Zela të fitonte sigurinë e vet, besimin. Ndodhi, ia thashë. Tani do rrimë në tokë? Ajo që iku, iku, edhe Mesi, Maradona e Ronaldo kanë humbur penallti. Normale që është futur në ngërç, pyetja është si do dalë. Po ia japim mundësitë të dalë, janë pjesë e lojës, i kanë kaluar edhe golashënuesit më të mirë në botë. Me qetësi, duhet të punojmë më shumë se diçka nuk shkon, por sulmuesit duhet të bëjnë më mirë, kanë mbështetjen time. Kemi luajtur vetë, për disa gjëra nuk ka shpjegime, më mirë t’i lëmë të qetë. Ishte një mësim jashtëzakonisht i mirë për ne, se është një gjë që mund të ndodhë dhe na ndodhi”, tha Dobi për RTSH pas ndeshjes.



