Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Roberto Bordin, pas ndeshjes, Egnatia-Tirana, 2-0
“Ndeshjet analizohen dhe shikohen për të nxjerrë të mirat dhe të këqijat. Mbas nisjes filluam të vuanim shumë. Nuk ishim agresivë mjaftueshëm siç kishim punuar.
Ekipi kundërshtar luajti nga poshtë dhe kishte rrotacione të rëndësishme. U munduam të bënim paraqitje të mirë, patëm raste të pastra për të shënuar, na ndodhi tranzicioni që na ndëshkoi kundërshtari.
Kemi bërë shumë pak, është një sëmundje që po na bën të vuajmë, duhet të marrim masat dhe të ngrihemi.
Pa i hequr meritat Egnatias, është skuadra kampione, duhet të kishim një tjetër qasje. Unë i pari dhe i gjithë skuadra, duhet të punojmë më shumë për të shkuar përpara. Duhet të jemi pozitivë, për t’i ndryshuar gjërat dhe për të ecur përpara me pozitivitet.
Dembele është kapiten, morëm të gjitha sinjalet që ishte gati, edhe pse vinte nga dëmtimi, për këtë arsye e futëm në lojë. Kemi mungesa të rëndësishme në mbrojtje. Një skuadër duhet të përdorë sa më shumë module jo vetëm një. Të gjithë kemi përgjegjësitë tona për sa i përket paraqitjeve. Ndeshja do të shkonte ndryshe, në qoftë se nuk do të humbisnim ato raste. Kemi vrapuar më shumë kur ishim me 10 lojtarë dhe më pak kur ishim me 11.
Duhet të përmirësohemi ditë pas dite për të arritur aty ku dëshirojmë. Kur je një trajner e di shumë mirë si duhet të jenë situatat gjatë ndeshjet. Është e vërtetë që kemi pasur probleme, por kishim një skuadër shumë të fortë përballë. Nuk është se nuk e dimë ku kemi ardhur dhe nuk e dimë çfarë po bëjmë. Jemi munduar, nuk është ky problemi. Mund ta humbësh ndeshjen edhe duke u paraqitur mirë edhe duke u paraqitur keq”, u shpreh trajneri Bordin.



