Prononcimi i futbollistit të Tiranës, Walid Zharmuni pas ndeshjes, Tirana-Partizani, 3-0
24-vjeçari shënoi dopietë në pjesën e parë, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, u shpreh:
“Duhet të fitonim patjetër. Ishte shumë e rëndësishme për ne, por edhe për të bërë të ndihen krenar edhe tifozët që na mbështesin gjithmonë.
Nuk ishte fare e thjeshtë, kemi punuar shumë me trajnerin. Rezultati 3 me 0 nuk do të thotë se ishte ndeshje e thjeshtë.
Nuk më intereson fare Këpuca e Artë, apo nëse dal lojtari i ndeshjes. e rëndësishme është të shënoj të ndihmoj ekipin dhe të gjithë të bashkë të dalim nga kjo situatë.
Do të japim maksimumin që të fitojmë edhe 3 ndeshjet e ardhshme për të siguruar mbijetesën”, deklaro Zharmuni.