Friday, January 10, 2025

Ilir Daja i pakënaqur me humbjen në Ballsh: Meritonim më tepër!

Lexo

Prononcimi i trajneri i Dinamos, Ilir Daja, pas ndeshjes, Bylis-Dinamo, 1-0

“Skuadra punoi mire. Morëm gol nga goditja standarte. Meksi nuk u aktivizua për gjendje gripale. Mund të merrnin edhe 3 pikëshin, kishim 3-4 situata përpara golit të dytë. Duhet të ishim më cinikë me rastet e krijuara. Meritonim shumë më tepër se marrja e atij goli në minutat e fundit.  

Skuadra e ka petkun për të synuar kampionatin. Fusha e Bylisit është e vështirë, çdo ekip këtu do e ketë të vështirë, luajnë futboll mirë. Reaguam edhe në fillim të lojës, kundërshtarët rrezikuan nga topat e humbura nga ne. Ekipi reagoi edhe kur barazoi edhe në pjesën e dytë, me rastet e Itodos dhe Zabërgjës që ishin shumë të favorshëm. Djemtë e kanë mentalitetin e fituesit. E fillojmë aty ku e kemi lënë, pavarësisht ritmit të munguar në këto 2-3 javë pushimi.  

E kanë mendësinë për të fituar titullin, kemi dalë në vend të parë, pavarësisht startit jo të mirë. Me ardhjen e Bregut dhe disa lojtarëve në formën më të mirë, besoj që do të kemi po të njëjtën pamje. Faza e dytë është e vështirë. Nisem nga bazamenti që kemi treguar vetën në fazën e parë të sezonit.  

Patëm probleme në ndërtim në pjesën e parë, vazhdimësia nuk ishte për shkak të këtyre vështirësive. Karamba dhe Nani u pozicionuan në një tjetër rol, dhe nuk po dinin të merrnin hapësirat që krijonte Bylisi. Nani dhe Karamba ishin 1 kundër 1 me stoperat e Bylisit. Pjesët e tjera të manovrës nuk kam qejf t’i deklaroj.  

Karamba nuk është sulmues, është mesfushor 8 në pozicionin natyral. Nuk ndryshuam gjë me zëvendësime, kërkuam që lojtarët që futëm të kishin tjetër qasja. Po funksiononte më mirë pjesa që nuk bëmë në gjysmën e dytë të pjesës së parë”, u shpreh ndër të tjera trajneri dinamovit, Ilir Daja.  

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img