Iliria-Luftëtari 1-0(Santiago Selmani 90+2’)
Iliria:Xhika,Kallaku,Vidal,Stafa,B.Selmani,Kaçubela,Veriu,Koleci,Guedes,S.Selmani,A.Selmani Trajner:Dritan Smajli
Luftëtari:Barbosa,Çulli,Glauber,S.Puci,Tuni,Ramadani,Mirani,Vucaj,Mërkuri,Mukoj,Diamanti Trajner:Besmir Shabani
Gjyqtarë:Kreshnik Cjapi,Orgest Grabova,Endri Mehmetaj(Fier),Olsid Ferataj(Patos) Delegat:Endi Hyka(Tiranë) Vëzhgues:Ilirjan Kristo(Tiranë)
Iliria dhe Luftëtari jan përballur sot me njëra-tjetrën në finalen e madhe se kush do të shpallej kampione e Kategorisë së Dytë. Sfida e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loni Papuçiu” ishte mjaft emocionuese, me të dyja skuadrat që sulmonin për të gjetur golin e avantazhit, por 90-të minutat e kohës së rregullt u mbyllen me rrjeta tyë paprekura.Por, gjithçka do të ndryshonte në kohën shtesë, dhe pikërisht në të 92-tën do të ishte Santiago Selmani që tund rrjetër gjirokstrike duke i dhënë fitoren Ilirisë me rezultatin 1 me 0.
Në këtë mënyrë, fushëkrujasit e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli, e mbyllin në mënyrën më të mirë sezonit futbollistik, 2024-2025, duke qënë kampion të dyfishë. Fillimisht, kampion i grupi A që i siguroi kualifikimin direkt në Kategorinë e Parë, dhe tashmë duke dalë fitues të finales mes dy grupeve, A dhe B dhe duke merrituar titullin kampion për sezonion 2024-2025.
Pas ndeshjes, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i dorëzoi kupën skuadrës së Ilirisë.
Fatos LAMAJ