4 ndeshje pa tifozë si edhe një gjobë në vlerën 100’000 lekë ka marrë si ndëshkim KF Kukësi për incidentet e ndodhura në ndeshjen e fundit në “Kukës Arena”, mes vendasve të Kukësit dhe Partizanit udhëtues.
Në këtë mënyrë, ekipi do të luajë pa tifozë në 4 ndeshjet e radhës në shtëpi, duke pasur një humbje të madhe pasi do të mungojë mbështetja e tifozëve. Kjo masë ndëshkuese vjen pas disa rasteve të përsëritura nga tifozëria kuksiane, e cila që nga ndeshja hapëse e kampionatit, Kukësi-Tirana, si dhe edhe në takimet e tjera në vazhdim ka vijuar të paraqesë veprime të ndryshme në kundërshtim me rregulloren duke hedhur sende të forta në fushë si dhe zbarkim të tifozëve në fushën e lojës.
Klubi i Kukësit kërkon nga tifozët që të jenë më të kujdesshëm në ndeshjet e radhës pasi së bashku jemi më të fortë.
Rasti më i fundit ishte goditja me një shishe uji e ngrirë në akull në drejtim të sulmuesit të Partizanit Tedi Cara, duke e dëmtuar rëndë atë në pjesën e fytyrës.
Me dënimin në fjalë për të luajtur katër ndeshje pa tifozë, përfiton edhe Vllaznia, e cila ndeshjen e fazës së dytë të kampionatit pa tifozë.