Kaçi, dy humbjet radhazi të Vllaznisë, me Kukësin dhe Tiranën e kanë trazuar paksa mjedisin kuqeblu. Si ish futbollist me përvojë, kampion me Vllazninë dhe Elbasanin, por edhe me një karrierë të suksesshme jashtë vendit, cili është komenti juaj për këtë situatë?
Vllaznia po kalon disa momente krize, por shpresoj mos të përsëritet e njejta situatë si vjet, por të zgjidhet sa më shpejt. Po shikohet që reparti i mbrojtjes nuk po funksionon mirë, por në këtë ndeshje vura re që shumë gjëra nuk shkuan mirë as në mesfushë e në sulm.
Sipas jush, ku janë defektet e kësaj situate jo të mirë të ndeshjeve tyë fundit?
Difektet, më mirë se kushdo i dinë trajnerët, drejtuesit, sepse çfar ndodhë brenda shtëpisë, familjes, i dinë ato vetë. Por, aty shikohet se diçka nuk shkon, aq më tepër reparti i mbrojtjes. Me një mungesë në këtë repart prishet ekuilibroi, nuk po gjendet ajo baza që kërkohet tek ky repart, ka lëvizje lojtarësh, duhet të kthehet një mesfushor të luajë aty, ose futet një tjetër që nuk është aktivizu shumë dhe që nuk është lojtar stabël, dhe prishen ekuilibrat. Por, unë në këto dy ndeshje kam pa se disa gjëra nuk kanë shku mirë edhe tek mesfushë si dhe sulmi.
Pas humbjes me Tiranën pati zërë në opinionin sportiv për një lëkundje të pozitave të trajnerit Brdariç, por presidenti Xhaferi e konfirmoi në detyrë.
Edhe kur kam qenë futbollist, edhe tani kam pasur gjithmonë mendimin që trajneri duhet të lihet të punojë i qetë sepse me 2-3 humbje direkt bëhet bisedë largimi i trajnerit. Trajneri e ka treguar veten vjet se çfarë niveli është. Por, unë shoh se aty diçka nuk shkon, brenda ekipit ka probleme, trajner-lojtar, sikur lojtarët nuk janë të qetë, më mirë e dinë drejtuesit që duhet ta kapin situatën në dorë.
Besoni që Vllaznia do të rikthehet në lojrat dhe rezultatet pozitive?
Besoj shumë që do të kthehet tek fitoret. Por, kam menfimin që kampionati këtë vit është i fortë dhe besoj që Vllaznia nuk ka për ta pasur aq të lehtë sa e kishte vjet. Shpresoj që t’a zgjidhin ngërçin sa më shpejt dhe t’i rikthehet fitoreve.
Për javën e tetë të Superiores, Vllaznia luan në transfertë me Egnatian, mund kalojë me sukses këtë ndeshje?
Egnatia është një ekip që ka ardhur nga Kategoria e Parë dhe po shohim që po bën ndeshje të bukura dhe duhet vlerësuar në maksimum.
Në mesjavë, Vllaznia luan në Kupë përballë Pogradecit, dhe drejtuesit kanë deklaruar se do të luajnë me formacion të plotë, pasi aktivizimi i stolit me Labërinë në turin e parë i ka zhgënjyer.
Normalisht që Vllaznia duhet ta vlerësojë seriozisht këtë ndeshje të parë në Pogradec, sepse e pamë mjaft mirë që edhe me Labërinë, nënvleftësimi ia bëri të vështirë kualifikimin. Duhet të merret një rezultat pozitiv që në ndeshje të parë, ndërkohë që në ndeshjen e kthimit t’i jepet mundësia stolit që ntë aktivizohet më shumë.
Në Rrogozhinë, Vllaznia gjen edhe shkodranin Shtubinë, që në një farë mënyre është shndërruar në një lidër për Egnatian. Duke qënë se e njehmirë lojën e Vllaznisë, mund të jetë problem për kuqeblutë.
Nuk besoj se është problem një gjë e tillë, por realisht duhet pasur kujdes, sepse Egnatia është një skuadër që po bën mjaft mirë në këto ndeshjet e para të kampionatit.