Sunday, November 24, 2024

(Intervista) Astrit Premçi kritik me Vllazninë. Sipas ish kapitenit kuqeblu, trajneri Brdariç është euforik dhë Vllaznia nuk është për asnjërën nga trofetë, as Kupë dhe as Kampionat

Lexo

Ish-kapiteni i Vllaznisë kampion me këtë skuadër Astrit Premçi, ka folur për eliminimin e kuqebluve prej skuadrës islandeze, Valurit. Në bisedën për “Panorama Sport”, ai e ka quajtur joprofesionalizëm edhe deklaratat e teknikut Brdariç që sipas tij ndikuan jo pak edhe në atë eliminim. Për të, Vllaznia ka nevoja imediate për ndërhyrje në merkato. Ai me këtë përbërje nuk e sheh Vllazninë për titull në sezonin e ri.

Si i patë dy takimet e Vllaznisë në “Konferencë Ligë”?

Përsa i përket eleminimit ishte i turpshëm. Ndërsa unë nuk mund t’i them as ndeshje asaj të dytës që luajtëm në Shkodër. Në ndeshjen e kthimit nuk pamë asgjë. Nuk e mendoja kurrë si të tillë këtë eliminimpër vetë faktin se ishte kundrejt një ekipi që ishte pothuajse në një nivel me ne. Vllaznia vetëm lojë nuk ka zhvilluar. Një ekip që çaloi në çdo aspekt.

Ku e shihni se kjo skuadër ka pikat e dobëta?

Në çdo aspekt. Nuk mundesh me thënë se çfarë nuk funksionoi, pasi gjithçka nuk funksionoi. Konstatova që për disa lojtarë ishte mjaft e vështirë të shpreheshin siç duhet në fushën e lojës. Unë do të vë theksin edhe te jo profesionalizmi që tregoi trajneri me deklaratat e tij, duke e bërë çështje të mbyllur kualifikimin. U tregua euforik dhe bëri kualifikimin e kryer. Nuk i falet kjo një trajneri dhe për më tepër, ekipi nuk iu përgjigj në asnjë moment dhe ai nuk arriti të bëjë asgjë. Më duket një trajner jo profesionist dhe që në çdo skuadër që ka drejtuar është larguar për mungesë rezultatesh. Këtë e lidh dhe me deklaratat e tij të dhëna pas dy ndeshjeve. Me aq sa kemi parë nuk mendoj se Vllaznia mund të luftojëpër titull dhe as për Kupë në këtë sezon.

 

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img