Kush është Erjon Mani? Për shkak të kushteve është detyruar ta lërë futbollin në moshë fare të re, diku në moshën 18 vjeçare sepse u desh të punonte që të ndihmonte familjen e tij.
Pas një periudhe të gjatë rikthehet të luaj,ku në sezonin 2020-2021 ka qenë pjesë e ekipit të Adës së Velipojës.
Pastaj pas një viti pushim është rikthyer tek Basania ku ka luajtur për dy sezone 2022-2023 dhe 2023-2024. Në sezonin e fundit është shpallur dhe kampion. Ndërsa në sezonin aktual mori detyrën e zv.trajnerit dhe së fundmi trajner i ekipit të rriturve të Basanias. Me trajning ka pothuajse tetë vite që meret. Ka punuar në disa akademi në Shkodër, dhe dy vitet e fundit tek akademia e Basanias.
Kjjo është një përmbledhje informuese e karrieres sportive të trajnerit aktual të Basania FC, Erjon Mani, ndërkohë që tashti ju ftojmë të ndiqni intervisten e dhënë posaçërisht për Veriu Sport nga ana e trajnerit Mani.
Nga lojtarë në ndihmës-trajner dhe tashmë pas shkarkimit të trajnerit Haris Lika, ju është besuar roli i trajnerit tek Basania? Sa i kënaqur jeni,dhe çfar ju bindi për ta mar drejtimin e skuadrës?
Kam luajtur për dy sezone me këtë skuadër si futbollist dhe e kam pranuar me kënaqësi ofertën e presidentit Ermir Shimaj. Po ashtu pranova që të jem pjesë e stafit pas shpalljes kampion vitin e kaluar. E falenderoj jashtëzakonisht shum profesor Likën dhe gjithë trajnerat që kam punuar me to këto dy vite. Falenderoj profesor Fatjon Hasanin dhe po ashtu edhe Armando Simonin. Kam mësuar shum gjatë këtyre dy viteve. Kemi diskutuar me presidentin Shimaj dhe kemi vendosur që unë të jem trajner për ecurinë e kampionatit. Në grup kam djem të jashtëzakonshëm, kjo është gjëja e parë që më ka bindur dhe kam besim që do bëjmë më mirë pjesën tjetër të sezonit.
Në 11 javë të luajtura renditeni në vendin e 10-të, sa e ndërlikon situatën kjo renditje dhe çfar duhet të ndryshoj skuadra për të mos rrezikuar më tepër?
Po e vërtetë, jemi në vendin e 10-të, por siç e permenda më lart, shpresojmë të bëjmë më mirë në fazën e dytë dhe kam shumë besim tek grupi.
Si është gjendja e lojtarëve aktual, dhe sa e vështirë do jetë për prurjet e merkatos së janarit që të ambientohen?
Kemi pasur shumë probleme me dëmtimet, kjo besoj që na ka penalizuar edhe tek renditja pa përfshirë ketu edhe gjykimin që nganjëher të le për të dëshiruar. Unë do i besoj grupit që kam pasur sepse kam në organikë lojtarë që mund të lozin edhe në kategori më lartë, ndërsa për prurjet e reja po punojmë, jemi në rrugën e duhur. Do përpiqemi të afrojmë lojtarë që i përshtaten grupit.
A ka një repart që ju si trajner keni kërkuar me patjetër që presidenca duhet me patjetër të ndërhyjë?
Jemi duke punuar me stafin dhe presidentin që të afrojmë lojtarë ku kemi mungesa, por jo në veçanti.
Cili është synimi i Basanias, a ka një projekt për vijueshmëri apo ende nuk mund të flitet për diçka të tillë?
Basania e ka projektin e qartë dhe tepër ambicioz . Është një projekt afatgjatë, ku çdo gjë do meret hap pas hapi.
Ju keni qenë dhe pjesë e disa akademive në Shkodër, por sa ndikon pjesa mos pasjes së një ekipi moshash në kampionatin zyrtar të moshave të Basanias sepse ekipet e moshave jan pjesë e shoqatave rajonale të futbollit?
Po punohet shumë mirë edhe tek akademia, ideologjia e Basanias është të ndërtosh për të ardhmen dhe jo sot për sot. Kështu në vitet e ardhshme besoj që do ketë zhvillime të reja edhe tek moshat.
Ku e shikon të renditur skuadrën në fundin e kampionatit?
E kemi thënë që në fillim, zona play-off, kemi punuar gjatë gjithë këtyre muajve dhe po vazhdojmë të punojmë, kështu që besoj se është objektiv i arritshëm.
Nëse mund të na zbulosh diçka ekskluzive nga plani juaj për të ardhmen, ku e sheh veten?
Ndihem shum mirë këtu, jemi familje dhe për momentin jam i fokusuar 100% tek ekipi.
Intervistoi: Fatos LAMAJ