Tuesday, September 9, 2025

(Intervista). Besëlidhja-Elvis Plori: Jam i kënaqur me rikthimin pas pesë vitesh në Lezhë. Po ndërtojmë një skuadër potente, kanë ardhë lojtarë cilësorë, por presin edhe të tjerë me përvojë. Objektivi, patjetër Kategoria e Parë!

Lexo

Elvis Plori është një emër i njohur për mjedisin lezhjan, pasi, pesë vite më parë ka drejtuar me sukses Besëlidhjen. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, pas seancës së parë stërvitore me skuadrën lezhjane, trajneri shkodran, shprehet i kënaqur për rikthimin, vlerëson shumë mbështetjen e Presidences për marrjen e lojtarëve cilësorë, ku përpos atyre që janë bërë të ditur, këtë javë vijnë edhe tjerë. Në aspektin personal, garanton se do të punojë me shumë përkushtim për të bërë të mundur realizimin e objktivit të kalimit të menjëhershëm këtë sezon të ri futbollist në Kategorinë e Parë.

Profesor Plori, seanca e parë stërvitore pas marrjes së detyrës së re si trajner I Besëlidhjes.

Jam i kënaqur për rikthimin, sepse vij pas pot pesë vitesh, kur u largova për herë të fundit në Shkodër. Është një ambient që gjithmonë më ka dasht dhe e kam dasht. Ne kemi shumë të përbashkëta, shkodranët me lezhjanët. Shpresoj që të na ecin mbarë të gjithëve. Po ndërtohet një skuadër cilësore, ndonëse jemi pak vonë. Është seanca e parë, dhe vetëm fillimi, kuptohet që lojtarët janë marrë në momentet e fundit, dhe ka lojtarë që nuk e kanë gjendjen e mirë fizike, por gradualisht ne do të mundohemi që duke bashkëpunuar me stafin të bëjmë më të mirën, në mënyrë që të mos kemi defiçite rrugës dhe të kemi një përgatitje fizike për të përballuar kampionatin, i cili e theksoj, pavarësisht se është Kategoria e Dytë, është një kampionati i vështirë.

Për opinionin sportive lezhjan dhe atë shkodranë, pesë vite më parë, mbahet mend ajo finalja emocionuese mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes për Superioren.

Është e vertetë, që ato kujtime më mbajnë emocionalisht shumë të lidhura me Lezhen dhe nuk do të mendoj fare për rrugëtimin, por do të punoj jashtëzakonisht me një skuadër, e cila duhet të dijë të hedhë hapat e duhura ndeshje pas ndeshje në mënyrë që të kapin objektivin e vënë nga presidenca.

Kanë mbërritur lojtarë cilësore dhe me përvojë. Dy javë nga fillimi i kampionatit, sa të vështirë do ta ketë Plori për t’i kolauduar me skuadrën?

Realisht kanë ardhë lojtarë të ri cilësorë, por nuk mbaron këto, sepse gjatë këtyre ditëve presim të vijnë edhe të tjerë. Kështu, që edhe prurjet e tjera pritet t’i japin një farë fizionimie skuadrës. Do të mundohemi të harmonizojmë, jo vetëm lojtarët që kanë eksperiencen dhe kualitetin, por duhen harmonizuar të gjithë në grup, sepse janë ndeshje shumë në kampionat, dhe duhet të kenë minuta edhe lojtarët e tjerë në mënyrë që të kemi sa më pak dëmtime dhe sa më shumë forca të gatshme në fushën e lojës. Pra, duhet një harmonizim i mirë i aktuales, me një harmonizim të mirë të këtyre që kanë ardhë.

Starti i Kampionatit, me një ndeshje transferte duke qënë mysafir në Bushat të Shkodrës, Basania-Besëlidhja?

Është herët për të folë, të gjitha skuadrat janë duke u ndërtuar, edhe ne vetë jemi duke u ndërtuar. Mendoj, që siç e thashë më herët, jemi duke bërë një punë shumë të mirë, një punë të shkëlqyer, një organizim perfekt dhe shpresojmë që të arrijmë të futemi çdo ndeshje për fitore.

Martin DEDAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img