Sunday, November 24, 2024

(Intervista) Brdariç: Gjëja e mirë është që shënuan disa lojtarë, ne duhet të gjejmë balancën që të luajmë shumë mirë si në fazën sulmuese si në atë mbrojtëse.

Lexo

3 me 5 për Vllazninë në Laç, një fitore që kishte vite që nuk realizohej nga skuadra kuqeblu. Profesor, një start si ky nuk e ka pasur Vllaznia asnjëherë në vite.

Padyshim që erdhëm në Laç për të marrur pikët dhe 3 pikët e marrura tregojnë diçka të shkëlqyer që janë të gjitha frytet e një pune mjaft të mirë.

Për të folur realisht, këtë rezultat e mendonit përpara takimit?

Kisha diçka në mendje. Besova se nëse  ato do të na linin hapësirë, ne do ta kishim më të thjeshtë për të shënuar. Ishtë një avantazh i madh marrja e penalltisë në pjesën e parë. Gjëja e mirë është që kemi pasur disa lojtarë që kanë shënuar sot dhe ne duhet të gjejmë balancën që të luajmë shumë mirë si në fazën sulmuese si në atë mbrojtëse.

Shënuat tre herë mjeshtërisht por edhe pësuat tre gola. Ku e gjeni defektin për pësimin e golave të njëpasnjëshëm?

Nëse i lë kundështarit hapësirë që të ketë kontroll ne lojë, gjithçka ndodh. Ishte shumë e thjeshtë. Sidomos goli i parë që nuk është e mundur t’a falësh një gol të tillë. E dinim se Laçi do të jetë mjaft i motivuar sepse ka bërë shumë blerje dhe ka marrur një trajner të ri dhe kishin dëshirë edhe ato për të fituar, por ne erdhëm këtu për të bërë lojën tonë dhe ia dolëm më së miri për të marrur fitoren.

Meritë për këtë fitore ka e gjithë skuadra, futbollistët por edhe stafi teknik, por në veçanti Aralica mban mban pjesën kryesore të suksesit.

Mendoj se kjo është një punë skuadre. Ai ishte një pjesë përbërëse e fitores që ishte e gjithë skuadrës. Pashë një performancë të shkëlqyer dhe ishte mjaft e bukur të shikosh se si ne të gjithë punuam së bashku për këtë.

Javën e ardhshme në Loro Boriçi është mysafir skuadra kampione Teuta. Sot trajneri i durrsakëve, shkodrani Edi Martini ju ka ndjekur nga tribuna.

Do doja t’i thoja përshëndetje por ai tashmë kishte ikur. Mendoj se ai ka bërë një punë të mirë tek Teuta dhe shpresoj që ndeshja e ardhshme të jetë një ndeshje e mirë.

Teuta mundi Partizanin, ju mundët Laçin, duket një supersfidë javën e ardhshme. Duke pasur parasysh humbjen e SuperKupës me Teutën, mendoni se java e ardhshme ka diçka për të zgjidhur, pra një kompensim?

Ajo ishte një ndeshje që u zhvillua në fazën përgatitore dhe tani do të jetë një ndeshje krejt tjetër nga ajo çfarë kemi parë.

Tifozët shkodran ju ndoqën sot në Laç dhe ju mbështetën. Keni një mesazh në ndeshjen e ardhshme që t’a mbushin Loro Boriçin?

Dua t’iu them tifozëve faleminderit. Tek tribuna jonë ishte një atmosferë mjaft e mirë dhe dua t’i falenderoj përzemërsisht sepse ato ishin lojtari i 12-të në fushë. Shpresoj që shumë tifoz do të vijnë në ndeshjen tjetër në stadium dhe të festojmë fitoren të gjithë së bashku.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img