Tuesday, November 26, 2024

(Intervista) Brdariç, kërkon fitore dhe gjykim korrekt ndaj Dinamos

Lexo

Për njëshin e pankinës kuqeblu ndeshja e së enjtes me Dinamon duhet fituar patjetër. Këtë besim Brdariç e ka teksa ka parë ekipin shumë të karikuar në këtë pragndeshje. Gjatë prononcimit të tij një ditë përpara ndeshjes që do të luhet të enjten në “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16:45, Brdariç, flet edhe për mungesat e titullarëve, ndërkohë që prek edhe çështjen e gjykimit.

Profesor, nesër përballë Dinamos, e treta nga fundi në renditjen e Superiores. Është momenti për një fitore tre pikëshe?

“Fitorja është synimi ynë, e rëndësishme që të kemi balancë, të krijojmë shanse. Kam parë ekipin shumë të përqendruar gjatë javës dhe jemi të përqendruar për ndeshjen e nesërme. Ne nuk kemi marrë ndoshta aq shumë pikë sa kemi investuar në lojë. Nuk kemi humbur shumë ndeshje. E dimë që duhet te marrim më shumë pikë nga ndeshjet, por na duhet edhe pak fat në disa momente dhe shpresojmë që nesër do të jetë e rëndësishme për në.

Tre mungesa të rëndësishme në formacion, duke nisur nga portjeri Zogoviç, kapiteni Gurishta dhe sulmusi Da Silva.

Nuk është problem i madh se kemi më shumë lojtarë, dhe do të përqendrohemi te lojtarët që janë mirë, është një ndeshje e vështirë dhe ne duhet të japim maksimumin.

Në portë do të jetë portjeri i ri Kristi Qarri, i cili pas munmgesës së maalzezit Zogoviç,  do të ketë ndeshjen e dytë si titullar, besoni se do ta nxjerrë edhe këtë ndeshje me sukses, ashtu si edhe në të parën?

Mendoj se kemi marrëdhënie të mira me çdo lojtar si i mësojmë dhe i edukojmë në mënyrën e duhur. I themi lojtarëve që nuk kanë patur minutat e duhura që të presin momentin e punojnë mirë. Ai herën e fundit që ishte në fushë dha paraqitje të mirë. Tani është situatë tjetër, por shpresoj të kemi më të mirën prej tij. Është djali i mirë, ka talent.

Dinamo e filloi si pretenmdente kampionatin, por tashmë është në zonën e mbijetesës.

Kur ulesh në tavolinë e sheh renditjen, mendimi i parë është që duhet të mundim Dinamon. Por Dinamo është një klub që ka investuar shumë edhe pse është pak mbrapa me rezultate, po luftojnë për mbijetesë. Është ndeshje ndryshe, duhet të punojmë për të qenë një ndeshje e mirë për ne.

Në fazën e parë e keni mundur Dinamon thellësisht 6-3, por këtë radhë duket se do të jetë tjetër ndeshje.

Është një periudhë ndryshe, kushtet janë të ndryshme dhe fusha nuk është në gjendje të mirë, lojtarët do të kenë probleme të kontrollojnë topin. Do të bëjmë presing, të mos bëjmë gabime dhe të kemi në avantazhin tonë rastet që shfaqen.

Tirana është shkëputur shumë, për momentin rivalitetin e keni Kukësin e vendit të tretë që shfaqet i dorëzuar.

Nuk merrem me ekipet e tjera. Unë e di dhe është e mirë të shohësh që ne mund të mundim të gjithë. Në ndeshje duhet të meritojmë fatin në momentin e fundit dhe të sigurojmë rezultatet.

Gjykimet vazhdojnë të jenë problem për Vllazninë. Edhe pse në tribunë i skualifiluar me kartonë, ndeshjen e kaluar me Skënderbeun jeni parë shumë i nervozuar.

Nuk dua të hap para ndeshjes kapitullin pasi disa vendime të gjyqtarëve nuk kanë qenë të duhurat. Nuk dua t’i jap askujt dyshime para ndeshjeve. Si mund të parandalojmë? Duke mos i dhënë hapësira për të vendosuri si vendosën në herën e kaluar dhe të mos u japim mundësinë që të gjykojnë episode në ndeshje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img