Friday, September 20, 2024

(Intervista) Brdariç: Merkato super, ndërtojmë Vllazni për synime të mëdha

Lexo

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka vlerësuar si pozitiv punën e bërë deri tani në ndërtimin e ekipit për sezonin e ri. Sipas tij klubi po bën një punë të mirë me burimet që ka.

Sipas tij dyshja drejtuese e klubit presidenti Alban Xhaferi dhe drejtori sportiv Tefik Osmani po bëjë një punë të mirë për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri. I pyetur dje nga “Panorama Sport” nëse është i kënaqur me punën që po bëhet për ndërtimin e skuadrës, ai është përgjigjur: “Klubi bën një punë të shkëlqyer dhe me burimet tona më të mirën. Albani dhe Tefiku po punojnë gjatë këtyre ditëve pushimesh për përforcime për Vllazninë dhe kam një vlerësim të madh për këtë që po bëhet. Mendoj se drejtuesit po bëjmë më mirën e mundshme për momentin”, është shprehur tekniku Brdariç.

PËRFORCIMET Tekniku ka folur për përforcimet që kërkojnë që të bëhen për pjesën tjetër të sezonit. Sipas tij duhet që drejtuesit të punojnë edhe më shumë për të krijuar një grup të plotë lojtarësh për të përballuar me sukses sezonin e ri. Gjermani thotë se duhet që ekipi të jetë i plotë dhe me shumë alternativa. “Skuadra për objektivat e mëdhenj duhet të jetë më e gjerë në organikë që të përballojë kohëzgjatjen e garave të Superiores dhe Kupës. Duhet që të kemi një organikë me lojtarë cilësorë në mënyrë që të shkojmë me sukses deri në fund të sezonit për të arritur objektivat e klubit”, vijoi ai.

LËVIZJET Ndërsa në fund të deklarimeve të tij tekniku ka folur edhe për lëvizjet që janë bërë deri në këto momente. Ai ka vlerësuar që të gjithë lojtarët, por ka deklaruar se: “Ne kemi nevojë për të gjithë lojtarët që pëlqejnë për të arritur objektiva të veçantë me Vllazninë. Që të gjithë janë të domosdoshëm, por drejtuesit janë ato që vendosin për të ardhmen”. Nga Vllaznia janë larguar lojtarët Bruno Gomesh, Alfred Ajdareviç, Lorik Boshnjaku, Esin Hakaj, Geralb Smajli. Grupi është përforcuar me Amir Kahrimanoviç, Ardit Deliu, Melos Bajrami. Vllaznia këtë sezon synon titullin kampion.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img