Friday, January 23, 2026

(Intervista) Endri Vrapi: “Partizani nuk e meriton këtë pozicion ku gjedet!” Ish futbollisti i të kuqve, por edhe e i Vllaznisë, kërkon vemendje për elementin shqiptar, sesa tregut afrikan

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në një intervistë për “Panorama Sport” ish-futbollisti i Partizanit, Endri Vrapi theksoi se të kuqtë në fillimin e sezonit ishin një nga skuadrat që cilësoheshin si pretendentë për fitimin e trofeut të Superiores, por gjatë rrugës u pa një skuadër shumë e lëkundur. Ndër të tjera, Vrapi shtoi se Partizani, por në përgjithësi edhe klubet e tjera të kryeqytetit duhet të japin më tepër përparësi elementit vendas dhe talentëve që vijnë nga akademia sesa tregut afrikan. Sa i takon skuadrës të cilën e sheh si favorite për të triumfuar, ish-mbrojtësi u shpreh se ekipi më i kompletuar mbetet Egnatia, që është edhe kampionia në fuqi e Superiores.

Si e shihni Partizanin në këtë sezon, duket sikur e nisën keq derisa larguan edhe trajnerin Milinkoviç e drejtorin Abilaliaj…

Të jemi realistë, në fillim të sezonit, me afrimet që ishin te Partizani dhe me largimet, prisnim një Partizan konkurrues dhe pretendent për në “Final Four”, por gjërat nuk shkuan siç u pretenduan dhe, pa pritur, pamë një Partizan të lëkundur. Duke parë javë pas jave që Partizani nuk po bindte, presidenti Demi vendosi të bënte ndryshimin e madh si rrjedhojë e rezultateve duke shkarkuar trajnerin dhe drejtorin.

Si e vlerësoni organikën e Partizanit?

Momentalisht, grupi që ka Partizani nuk e meriton pozicionin ku ndodhet. Duke parë që ka edhe dëmtime, mbase rol kryesor ka edhe përgatitja fizike, sepse ka shumë dëmtime, plus edhe ndikimi i fushës që normalisht nuk është i favorshëm për lojtarët. Sa i përket elementëve, Partizani ka jo vetëm në ekipin e parë, por edhe te akademia. Për mendimin tim duhet t’i jepet më shumë mundësi elementit bio sesa tregut afrikan, sepse të gjitha ekipet e kryeqytetit kanë kohë që nuk po nxjerrin më talente nga akademitë.

Ejgi ÇABELI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img