Realisht, bazuar në atë çfar prodhoi loja, me atë epërsi të padiskutueshme të futbollistëve vendas, Ada duhej të ishte fituese në përballjen e javës së tretë me Shënkollin. Por futbolli ka edhe të papriturat e tij, ku në rastin konkret, jo vetëm që nuk e shpërblen Adën me fitore, por e ndëshkon pikërisht në minutën e 90-të të ndeshjes me një gol të shënuar nga Sebastiaj Deda duke I dhënë tre pikë shumë të rëndësishme shënkollasve mysafir. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Shënkollit e paranon epërsinë e Adës, por ndërkohë vlerëson skuadrën e tij, që jo vetëm u mbrojt mirë, por edhe shënoi. Fitore kjo që e çon Shënkollin në kuotën e 7 pikëve duke qënë në krye të Grupit A.
Profesor urime për fitoren. Ndeshje e vështirë kjo në transfertën velipojake?
Falemindertit shumë. Ishte një ndeshje shumë e vështirë pasi ishte jashtë fushës tonë dhe ishte terreni shumë i vështirë për nga cilësia, por u munduam shumë me forcat tona t’a menaxhojmë sa më mirë lojën dhe në fund ia dolëm të merrnim tre pikë.
Realisht gjatë ndeshjes Ada kishte më shumë epërsi dhe e kërkonte golin por fundi ishte për Shënkollin.
Patjetër, u vërenjt që Ada e kërkoi më shumë golin por që sipas mendimit tim nuk ishin shumë të saktë sepse kishin 2-3 raste të pastra për gol, por vendosja e mirë e mbrojtjes tonë e mbajti larg golin dhe fati desh që të shënonim ne.
Ishte një fitore e merituar kjo e skuadrës tuaj?
Duke pasur parasysh terrenin, loja jashtë fushës sonë, presioni i Kategorisë së Dytë kur ndeshjet bëhen jashtë, mendoj që ishte një fitore e merituar. Luajtëm pastër dhe me pak fat morëm tre pikë.
Me këtë fitore Shënkolli shkon në kuotën e 7 pikëve. Një fillim i mbarë?
Patjetër, jemi në vendet e para dhe jemi të kënaqur.
Synimet e Shënkollit për këtë sezon futbollistik?
Synimet nuk janë shumë të larta por duke marrur parasysh forcën e kundërshtarëve synimet janë për të marrur sa më shumë fitore dhe të shohim ku arrijmë.
Synim për rikthim në Kategorinë e Parë?
Pse jo? E kemi nisur mirë duke grumbulluar 7 pikë, dy fitore dhe një barazim, duke shikuar që e kemi nisur mirë pse mos të kemi dhe pretendime.