Friday, November 15, 2024

(Intervista) Gilman Lika është pro trajnerit Brdariç. Ish kapiteni kuqeblu që ka shprehur dëshirën të marrë drejtimin e Vllaznisë, beson se kuqeblutë marrin kreun e Superiores

Lexo

Për ish-kapitenin e Vllaznisë, Gilman Lika, paraqitja e skuadrës në 270 minutat e para të kampionatit mund të vlerësohet me një notë mesatare.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ai mbështet trajnerin Tomas Brdariç, sepse beson te puna që ai di të bëjë për ta mbajtur në objektiva Vllazninë dhe gjykon se gjermani nuk ka frikë për të tentuar fitoren në çdo ndeshje. Ish kapiteni kuqeblu që tashmë është në përfundim të kursit UEFA Pro, dhe që në një prononcim të tre javëve më parë ka shprehur dëshirën të marrë drejtimin e Vllaznisë,  shprehet se shkodranët duhet të korrigjojnë së pari lojën në mbrojtje për të qenë më kompetitivë këtë sezon.

Gilman, si e shikoni startin e kampionatit për Vllazninë?

Mund të them që ka bërë një paraqitje mesatare deri tani. Me Partizanin bëri ndeshje shumë të mirë, me Tiranën më pëlqeu reagimi i ekipit, kur ishte në disavantazh. Por kishte situata të ndryshme, si në fazën e sulmit, ashtu edhe atë të mbrojtjes, që duhen rregulluar. Me Skënderbeun, pavarësisht se nuk është e lehtë të luash gjithë ato minuta me një lojtar më pak humbja bën që ajo ndeshje të konsiderohet negative.

Çfarë duhet të rregullojë trajneri që ekipi të kthehet te fitorja në ndeshjen e radhës me Egnatian, kampionen në fuqi?

Unë gjithmonë e kam pëlqyer trajnerin Brdariç, sepse ai nuk ka frikë. Pra, në çdo ndeshje dhe kundër çdo kundërshtari ai hyn në fushë për ta fituar ndeshjen. Kjo është një shprehje që e thonë shpesh trajnerët, por shumë pak prej tyre e bëjnë këtë gjë. Për mendimin tim, Vllaznia duhet të korrigjojë gabimet në mbrojtje që ka shfaqur në këto ndeshje të para dhe të jetë shumë më agresive në fazën e sulmit.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img