Ish kapiteni kuqeblu Gilman Lika, i cili po ndjek kursin UEFA Pro i ka bërë një analizë Vllaznisë të shtatë javëve të para të kampionatit, ku ndër të tjera mendon se kryesimi i klasikimit është i merituar nga ana e kuqebluve. Lika vlerëson edhe hapësirat e elementit të ri, por ndër të tjera, teksa ndalet tek Ersi Zaganjori, për të cilin duke e konsideruar si futbollistin më të mirë në Shqipëri, shpreh habi që nuk aktivizohet në formacion nga trajneri Brdariç. Për më tepër, ndiqni prononcimin e dhënë nga Gilman Lika për Veriu Sport.
Vllaznia kryesuese pas javës së shtatë të Abissnet Superiore. I merituar ky pozicion për kuqeblutë?
Pa diskutim që është i merituar ky pozicion dhe mendoj që deri tani çdo ekip ka marrë atë që ka merituar.
Në këto shtatë javë, ku kanë qënë pikat më të forta të skuadrës, dhe ku ka pasur problem që duhet riparuar?
Mendoj që në përgjithësi kanë lujtë mirë dhe kanë qënë shumë kompakt. Janë mbrojtë mirë dhe kanë qënë shumë efikas në fazen e sulmit. Gjithësesi, mendoj që kemi mundësi me ba diçka më shumë në fazen e sulmit, dhe duhet më shumë përqëndrim në fazen e mbrotjes.
Në këtë sezon të ri futbollistik, Brdariç po i beson më shumë elememtit të ri.
Kjo gjë është shumë pozitive dhe pa diskutim që shkon meritë për stafin drejtues dhe për drejtorin, por kanë edhe shumë lojtar të tjer që si kan aktivizuar.
Gjithnjë për këtë temë, në ndeshjen e Superligës U21, ku Vllaznia fitoi 5-0 ndaj Dinamos, Ersi Zaganjori shënoi 3 gola. Një futbollist ky që e njihni mirë pasi keni punuar edhe në mënyrë individuale me të. Mund të ketë më tepër hapësira në ekipin e parë?
Të them të drejtën më ngrohu rrezultati sepse ishte gjithë ekipi i dytë, dhe kjo të jep garanci për vazhdimsinë. Për Zaganjorin, un kam fol edhe para 2 viteve tek emisioni juaj Studoio Sport në RTSH Shkodra. Për mendimin tim është lojtari më i mirë në Shqipëri. E kuptoj se mund t’ju duket pak e çuditshme që flas kështu për një lojtar që akoma ska zënë vend në formacionin e parë, por e njof shumë mirë, edhe këtë gja e them me bindje të madhe sepse në Shqipëri nuk ka lojtar në atë rol që mund të bëj 10-15 gola në sezon, kurse Zaganjori mundet me ba. Berdariçin ju e dini që e kam lavdëru gjithmonë për punën e tij, por për Zaganjorin pse nuk e fut në FORMACION nuk arrij me e kuptu.
Të kalojmë tek prag-java e tetë, ku Vllaznia përballet me Elbasanin, ndeshje kjo që edhe ps enë kalendar duhej të luhej në Shkodër, për arsye të rimbjelljes së barit në “Loro Boriçi” do të luhet në Elbasan.
Ndeshja mendoj që ka për të qënë shumë e luftume. Na duhet të reagojmë mbas humbjes me Dinamon. Gjithësesi, mendoj se do fitojmë nese gjithsecili jep maksimumin.
Me këtë ritëm kaq pozitiv në këtë fazë të parë, besoni që Vllaznia e ka seriozisht këtë sezon për titull?
Pa diskutim që e ka seriozisht edhe i ka kapacitetet me e ba këtë. Bekim Bala asht lider i vertet edhe mendoj që e merrë para gjithë ekipin.
Nga skuadrat e tjera të Superiores, lë shikon si rival të Vllaznisë për titull?
Partizani, Dinamo, Egnatia mendoj se janë rivalet direkt.
Dhe, në fund, por shumë e rëndësishme për vetë ju. Do të vazhdojë Gilman Lika përvojën si trajner në Emiratet e Bashkuara, apo ka ndo një plan tjetër për vazhdimësinë?
Nuk mundem të them diçka konkrete, për momentin jam i fokusuar të mbarimi i Uefa PRO që e mbaroj në nëntor, pastaj kam dëshirë të vazhdoj me ekip të rriturish dhe shpresoj ta kem mundësinë sa ma shpejt me tregu aftesite e Mija.
Në prononcimin e fundit mediatik jeni shprehur se në objektivin tuaj që në një të ardhme të shpejtë, synoni të jeni trajner i Vllaznisë. Vazhdon të jetë në fuqi ky objektiv?
Padiskutim që kam shumë dëshirë që një ditë të kem mundësinë të jem trajner i Vllaznisë.
Intervistoi: Gaspër MARKU