Për kapitenin e Vllaznisë, Erdenis Gurishta, fitorja me Laçin në transfertë ishte plotësisht e merituar duke shënuar një fillim mjaft të mbarë të kampionatit. Personalisht kapiteni ishte autror i golit të katërt, ai që i dha avantazhin kuqebluve me fillimin e pjesës së dytë dhe që u vulos me golin e koshës shtesë nga braziliani Kaina me rezultatin 5 me 3.
Urime kapiten!
Faleminderit. Normalisht ishte një ndeshje shumë e rëndësishme sepse ishte ndeshja e parë. Ishte një ndeshje e fortë dhe e kishim konsideruar të tillë, por jam i lumtur që arritëm një fitore të tillë dhe e filluam mbarë kampionatin. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm sepse na pret një ndeshje e fortë kundër Teutës.
Jeni i kënaqur me performancën e skuadrës?
Po sigurisht, kur fitojmë normalisht që je i kënaqur. Ka vend për përmirësime sepse realisht kemi pësuar disa gola naiv por futbolli kështu e ka. Në fund të fundit rëndësi ka fitorja dhe jemi të kënaqur që kthehemi nga Laçi me fitore.
Sot luajtët në qendër, ishte e vështirë për ju?
Jo nuk është e vështirë, unë luaj kudo në mbrojtje. Sot luajta në qendër sepse ashtu e kërkoi trajneri sepse kishim disa probleme me dëmtime, por shpresoj që në javët në vazhdim do të jemi të plotë.
Duket se Kruja iu zëvendësoi më së miri në pozicionin e krahut të djathtë të mbrojtjes.
Po normalisht që edhe Kruja është mësuar duke luajtur në atë rol, është një lojtar zhol që i bën të gjitha rolet. Jam shumë i kënaqur që e kemi një lojtar të tillë në ekip. Është një djalë fantastik kshtuqë e përgëzoj edhe për performancën e tij.
Gurishta javën e ardhshme në Loro Boriçi do të jetë Teuta e polemikave të shumta me ju.
Nuk kam pasur polemika. Ndoshta këto polemika keqkuptohen ndonjëherë. Gjithsesi Teuta është një kundërshtar shumë i fortë dhe e presim në Shkodër. Nuk ka shumë që luajtëm Super Kupën por kjo do jetë një ndeshje ndryshe. Shpresoj që edhe në Shkodër të dalim me 3 pikë.
Një mesazh për tifozërinë që e pret me padurim këtë sfidë?
Tifozërinë dua t’a falenderoj sot për mbështetjen që na dha në Laç, i ftoj edhe në Shkodër që të jenë të shumtë me aq limit sa e lejon Federata. Sigurisht që kemi nevojë për mbështetjen e tyre dhe shpresoj që në fund ti gëzojmë.