Për djaloshin 18 vjeçar të ekipit Vllaznia U-19, Antonio Delaj, e diela e dy ditëve më parë do të mbetet gjatë në kujtesën e tij. Në fushën e kompleksit sportive, “Skënder Halili” të kryeqytetit, luhej ndeshja e Superligës së futbollit U-19, Tirana-Vllaznia.
Bardheblutë, në gjirin e të cilëve luan edhe portjeri shkodran, Thomas Kiri, shënojnë 3 gola duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-0. Por, pjesa e dytë ka histori tjetër. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, barazon 3-3, dhe autori i 3 golave e ka emrin, Antonio Delaj. Një emër, jo i panjohur ky për kundërshtarin, sepse vitin e kaluar në finalen e Kupës së Shqipërisë U-19, Tirana-Vllaznia, talenti shkodran Delaj i shënonte Tiranës një supergol duke i dhënë fitoren si dhe trofeun e Kupës, kuqebluve të drejtuar nga trajneri Luan Zmijani.
Me autorin e tre golave, njëri më i bukur se tjetri, Antonio Delaj, bisedoi Veriu Sport, ku krahas të tjerave, zbuloi se futbollisti është në planet e presidences kuqeblu për vijueshmërinë e karrieres sportive me Vllazninë e madhe.
3 gola individual në ndeshjen Tirana-Vllaznia nga Antonio Delaj. Padyshim, një ditë e veçantë për ju?
Patjetër. Ishte një sfidë shumë e vështirë për ekipin tonë, pavarësisht barazimit ne merituam fitoren. Kjo tripletë për mua ka të bëjë shumë, është një emocion i veçantë dhe do të mbetet në kujtimet e mia.
Si arritët ta kthenit rezultatin e pjesës së parë Tirana 3-0 Vllaznia?
Pasi mbaroi pjesa e parë, profesor Vioresin Sinani na mblodhi në dhomat e zhveshjesh, na motivoi dhe besoj që kjo na bëri shumë mirë.
E veçanta e kësaj ndeshje ishte që në portën e Tiranës ishtë një shkodran si Tomas Kiri, i cili ka qenë pjesë e skuadrës tuaj më herët.
Me Kirin njihemi edhe jashtë fushe dhe biseduam miqësisht pas ndeshjes.
Si u shënuan tre golat?
Këtë radhë kam luajtur si sulmues qendre dhe të tre golat janë shënuar me topa të gjatë.
I kënaqur për performacën tuaj në fushën e lojës?
Patjetër që po. Ekipi jonë kishte edhe raste të tjera dhe meritonim fitoren.
Si i priti skuadra golat tuaj?
Të them të drejtën u habitën sepse të kthesh një rezultat 3-0 është shumë e vështirë dhe më komplimentuan sapo mbaroi ndeshja.
Ju jeni autori i 11 golave në këtë kampionat, me shifra të barabarta me Pjeshkën. Duket që ka një konkurencë në fushë?
E vërtetë, por besoj që është një luftë vëllazërore. Unë dhe Pjeshka jemi shokë dhe të fitojë më i miri në këtë “luftë”.
Vitin e kaluar i keni shënuar Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë Tirana-Vllaznia me një supër gol që i dhatë edhe fitoren e Kupës së Shqipërisë Vllaznisë U-19.
Po është e vërtetë, ai gol do të mbetet gjithmonë në mendjen time dhe besoj që është goli më i rëndësishëm që kam shënuar deri tani.
Do të jeni fitues të titullit këtë sezon me Vllazninë U-19?
Besoj se shumë shpejt do rikthehemi në vendin e parë, aty ku ne e meritojnë dhe do të sjellim Kupën në Shkodër.
Synimet e të ardhmes për Antonio Delajn?
Për mendimin tim, të luash për qytetin ku ke lindur është një emocion shumë i veçantë dhe do të isha shumë krenarë ta realizoja këtë gjë.
Drejtuesit e klubit Vllaznia po komunikojnë me ju dhe kolegë tuaj për të realizuar kontrata?
Po, është e vërtetë. Për mendimim tim është më mirë të luash në qytetin tënd. Kam pasur kontakte me drejtuesit e Vllaznisë dhe shpresoj që të bëhet më e mira dhe të kemi një përfundim të kontratës.
Urime për tripletën dhe suksese në vazhdim!
Faleminderit ju!