Friday, January 23, 2026

(Intervista) Prag Vllaznia-Partizani. Ish-i i dy skuadrave, Erald Çinari flet nga Arabia Saudite: “Personalisht pres një ndeshje të hapur dhe me gola, por Vllaznia është më e fortë sesa Partizani!”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Erald Çinari po kalon një moment të artë forme në Ligën e Parë të futbollit në Arabinë Saudite, ku sulmuesi shkodran shënoi sërish së fundmi në fitoren 4-1 të skuadrës së tij Al Jabalain përballë Al Batin. Pikërisht për këtë formë dhe përshtatjen me futbollin arab, 29-vjeçari ka folur ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Duke treguar vështirësitë e fillimit dhe ndryshimet me futbollin europian. Ndër të tjera mëngjërashi ndalet edhe tek Superiorja e në veçanti Vllaznia, ku thekson se kuqeblutë janë ekipi më i mirë momentalisht në Superiore. Dhe se ky mund të jetë viti i duhur për të rikthyer titullin në Shkodër, e ndërsa ndan një mendim edhe për duelin e fundjavës mes kuqebluve dhe Partizanit.

Çinari, sërish gol me skuadrën tuaj, Al Jabalain, mund të themi tashmë se jeni përshtatur 100% me futbollin në Arabinë Saudite apo jo?

Po, tashmë jam përshtatur totalisht me ligën dhe kushtet atmosferike këtu, që ndryshojnë disi nga Europa. Jam duke kaluar një moment të mirë, ku jo vetëm golat, por edhe loja ka qenë në sinkron me ekipin tim. Ku në periudhën e fundit kemi 4 fitore radhazi dhe jemi afruar shumë me kreun, prandaj jam shumë i lumtur që golat dhe paraqitjet personale kanë ndihmuar shumë skuadrën. Ndryshe nuk do kishin aq shumë vlerë nëse nuk do merreshin pikët dhe ekipi të luftojë për ngjitjen në elitën e futbollit arab.

Në fund si një “ish” i dy skuadrave, si e parashikon dhe mendon duelin e kësaj fundjave mes Vllaznisë dhe Partizanit?

Për mua të fitojë skuadra më e mirë dhe që e meriton në fushën e lojës (qesh). Aktualisht Partizanin e shoh disi më në disavantazh ndaj Vllaznisë sepse shkodranët janë në një moment super. Ndryshe nga Partizani që po ka oshilacione dhe nuk po krijon stabilitet. Megjithëse kur përballë janë dy ekipe të traditës, “harrohet” forma aktuale dhe gjithçka ndryshon, dhe them se edhe te Vllaznia e dinë mirë këtë fakt. Personalisht pres një ndeshje të hapur në Shkodër dhe me gola ditën e shtunë.

Endri ÇINARI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img