Friday, October 18, 2024

(Intervista) Pragndeshja me Kukësin, Josa kërkon reagimin e skuadrës pas paraqitjes zhgënjyese në javën e parë

Lexo

Pas humbjes në javën e parë në transfertë me Erzenin, prezantimin e parë me tifozërinë shkodrane, Vllaznia do ta bëjë mbrëmjen e së dieles në kuadrin e javës së dytë të Abissnet Superiore duke pasur përballë Kukësin. Në prononcimin e tij dhënë në prag të kësaj sfide e konsideruar edhe si derbi derbi verior, trajneri i kuqebluve Mirel Josa u ndal edhe tek përformanca jo e mirë që skuadra e drejtuar prej tij paraqiti në javën e parë, ndërkohë që pret reflektim të të besuarve të tij për ndeshjen e kthimit.

Profesor, jo i mirë i Vllaznisë në javën e parë, pritet kthesa neës ndaj Kukësit?

E kishim menduar më të lehtë ndeshjen me Erzenin. Na hapën probleme. Na mungoi pozitiviteti dhe karakteri. Nesër asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Duhet të tregojmë ato që nuk i treguam në sfidën e kaluar. Nuk e konsideroj më të vështirë se sfidën me Shijakun, e konsideroj një ndeshje të radhës.

Zyrtarizimi i Esat Malës, një futbollist që vetë ju e keni preferuar ta keni në skuadër, patjetër që është një plus më tepër për skuadrën.

Nuk flasim për individë, por për skuadër. Duhet të jemi të përgatitur për luftë. Esati është një plus për skuadrën tonë. Më intereson të kem kontingjentin e plotë.

Përballë Kukësit, pritet një skuadra e plotë?

Them se kemi një skuadër më të plotë. Më intereson të mos na mungojë egoja dhe mendimi për ta fituar ndeshjen. Nesër kemi të bëjmë me një skuadër që është ndërtuar për të fituar. Ne ramë në një batak nga i cili vetëm ne duhet të dimë të dalim. Duhet të shkojmë me personalitetin dhe iniciativën e duhur për të dalë nga kjo gjendje. Duhet të përmirësojmë episodet që të arrijmë atë që duam ne.

Do të luani ndeshjen e parë të kampionatit përpara tifozëve kuqeblu.

Tifozët ne na ndjekin kudo. Duhet t’ju japim optimizëm, jo si në ndeshjen e kaluar. Ata janë me ne edhe në stërvitje.

Priten ndryshime në formacion me Kukësin?

Do të ketë ndryshime. Kam 20 e ca lojtarë që duhet t’i shohim.

Fitorja është detyrim në këtë përballje?

Çdo ndeshje është detyrim për t’u fituar. Më mirë që humbja erdhi ndeshjen e parë me Erzenin. Ne duhet të bëjmë lojën tone.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img