Roland Luçi, një nga figurat e njohura të futbollit në Shkodër, që prej vitesh jeton në Austri, ka analizuar së fundmi për “Panorama Sport” gjysmën e parë të sezonit të Superiores.
Ish-sulmuesi ka prekur disa tema të rëndësishme, duke u ndalur te performanca e skuadrave të elitës, në veçanti edhe te Vllaznia. Luçi jep disa këshilla dhe sugjerime për skuadrën kuqeblu, si dhe ndan një mendim për sfidën me Tiranën, që do të luhet të premten, në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Roland, gjysma e kampionatit e përfunduar në Superiore. Nga sa keni parë çfarë keni vënë re?
– Nuk e njoh ne detaje kampionatin shqiptar, por ne vija te pergjithshme mund te them se me formulen ekzistuese eksperimetale nuk pritej shume nga ky kampionat. Me sa duket dikush diku ne UEFA a FIFA ju imponua federates sone e cila gaboi ne perseritjen e nje perpjekjeje te deshtuar qe vjet.
Dmth te kthehem te pergjigja direkte e pyetjes suaj, kampionati lindi po themi sakat dhe ashtu po zhvillohet. Kater ekipe jo vetem qe jane thuajse percaktuar per te ashtuquajturin “final four”, por me e keqja eshte se nje situate e tille simulon marveshjet, tolerimet, allishverishet me klubeve duke demtuar rende jo vetem kampionatin, por dhe moralin e futbollisteve qe dashje pa dashje perfshihen ne skema te tilla.
Uroj te jete sezoni i fundit i tille dhe kampionati ti rikthehet tradites.
Ndonjë ekip apo lojtar që ju ka lënë një shije pozitive?
– Me aq sa e kam ndjekur simpatia ime (e vjeter ne fakt) mbetet te Bekim Balaj, nderkohe qe me ka pelqyer dhe Rrapaj ne momente te caktuara. Nderkohe nuk mund te le pa permendur trainerin e tanishem te Dinamos, Ilir Dajen te cilin ne nje ankete te Panorama Sport te para shume viteve e propozova si trainer te kombetares.
Si e shikon faktin që nga janari ekipet e elitës do kenë nga 7 të huaj në fushë. E në sezonin 2025-26, numri i tyre do jetë pa limit?
– Jam i deshperuar nga nje hap i tille i FSHF qe shkaterron njehsimin e ekipeve te futbollit me truallin ku ato ekzistojne, me qytetet ku ato kane lindur e jane konsoliduar si te tille jo nga te huajt, por nga djemte tane, rinia jone. Ky rregulli, po ti shtosh dhe papergjegjshmerine apo paaftesine e shume drejtuesish klubesh qe qorrohen mbas kujtdo futbollisti te huaj cilesisht medioker thjesht se ata mund te vijne nga nje vend me tradite futbollistike, largon masen e futbolldashesve nga stadiumet, mbasi dhe spektakli i pretenduar se te huajt do te sillnin me vehte, deri tani ka rezultuar inekzistent, me perjashtime sporadike. Kurse demet me lenien mbas dore te prodhimit futbollistik vendas jane me te medha sigurisht se sukseset e pretenduara me vershimin pa fre te te huajve.
Shembujt e eliminimeve amatoreske ne kupat e Europes jane ilustrues.
Po te jete per mua, duhet te kete vetem nje numer minimal te huajsh, te themi dy, do te mjaftonin pa cenuar cilesine aktuale.
Dua te shtoj dhe diçka: Une jam simpatizant i Athletic Bilbao jo vetem se eshte nje Klub i madh e i suksesshem ne Spanje, jo vetem se eshte shpallur disa here kampione e Spanjes dhe fituese e Kupes, jo vetem se perkrah Realit dhe Barcelones eshte ekipi qe nuk ka rene kurre nga kategoria, por sepse ne radhe ta pare eshte nje ekip i famshem sepse nuk ka asnje te huaj. Ne ekip mund te luajne vetem ata lojtare te lindur ne rajonin bask, ose qe kane dale nepermjet akademive baske te futbollit.
Eshte nje shembull klasik qe duhet ndjekur, shembull qe te ben te dashurohesh me vlerat e vendit tend!
Kalojmë pak tek Vllaznia. Si mund ta komentosh performancën e ekipit në gjysmën e parë të sezonit?
– Vllaznia si gjithe te tjerat e kreut katersh duhet pergezuar qe eshte aty mes tyre, me shpresen se do te jete deri ne fund. Por stabilitet ne loje dhe rezultate nuk ka dhuruar, megjithese si thashe ne fillim jam pak i rezervuar ne kete drejtim nga mosndjekja e plote e te gjitha ndeshjeve te saj.
Shpresoj qe ta marrin seriozisht pjesen e mbetur te kampionatit jo aq per qenien ne “final 4”, se sa ne ruajtjen e ritmit. Nje dalje, rreshqitje nga ky ritem do te jete veshtire te rikuperohet ne ndeshjet finale qe do te percaktojne dhe fituesin.
Çfarë mund të përmirësojë skuadra ose një këshillë nga ana juaj?
– Keshillat nga jashte jane edhe kollaj, edhe disi absurde ne fakt, se personat drejtues duhet ti dine pikat e forta e te dobeta te ekipit.
Gjithsesi mund te shpreh deshiren per me shume besim tek elementi vendas, shkodran, qe ne fakt tek Vllaznia nuk eshte se mungon ne krahasim me klubet e tjera. Gjithsesi une do te deshiroja qe suksesi te arrihej nga nje ekip bio shqiptar, dhe mundesisht shkodran, gje qe do ta bente edhe me krenar qytetin veteran me Vllaznine e tij, dhe jo me nje Vllazni te importuar, hibride si te thuash.
Nëse do vendosje një notë, cila do ishte deri më tani?
– Ndoshta dhe nga pervoja e arsimit jam pak “doreshtrenguar” ne nota, po asnje ekipi aktual shqiptar nuk do ti vija me teper se 7, ja te themi 8 ndoshta Dinamos dhe me pak hater Vllaznise e Partizanit…
Kampionati rinis me një klasike kundër Tiranës. Ndeshja e duhur për të treguar forcën?
– Tirana e deritanishme zhgenjyese, por ne aspektin emocional eshte gjithmone nje superfuqi ne futbollin tone. Nje fitore ndaj saj vlen gjithmone me shume se tre piket e thata, ashtu si dhe anasjelltas nje fitore hipotetike e Tiranes ndaj Vllaznise.
Në mendimin tuaj, premton kjo skuadër për kampion? Me grupin aktual të lojtarëve?
– Kampionati po zhvillohet sipas nje formule “interesante” qe mund te surprizoje kedo. Edhe nje ekip mesatar qe arrin ne finale i cili do te ishte ne nje dite te mire te tij, duke pasur dhe fatin sportiv me vehte, mund te hedhe gjithshka ne erë te ndertuar gjate gjithe sezonit nga kundershtaret më me emer, me te shtrenjte ne merkato, ose me te favorizuar ne leter.
Si mund te perforcohesh ne merkaton e dimrit me lojtare te tjere ndoshta te panjohur fare te cilet se pari do te duhet te ambientohen ne Shkoder dhe me ekipin, mbetet per mua e dyshimte.
Prandaj mendoj se ruajtja e ritmit me ekipin ekzistues me ndonje ndryshim te domosdoshem mund te jete rruga me e arsyeshme. Por te kuptohemi, jo sigurisht qe siguron patjeter suksesin.
Endri ÇINARI