Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Saimir Patushi, analizon klasiken, Vllaznia-Tirana. Matjani që është shpallur kampion me të dyja skuadrat, e shikon Tiranën kampione dhe Vllazninë fituese të Kupës së Shqipërisë

Lexo

Si po e shikoni këtë Vllazni?

Kam parë një Vllazni në të gjithë vitin pa vazhdimësi, me ulje e ngritje të dukshme. Më vjen keq me këtë grup lojtarësh të mos marrësh maksimumin.

Sipas jush a shihni ndonjë ndryshim me afrimin e trajnerit të ri?

Nuk besoj që ka shkopin magjik dhe do bëj “çmenduri”, në pak ditë, por ai e di mirë cilin ekip po trajnon dhe do t’ju marrë më të mirën lojtarëve me idetë e veta çunave.

Sa herë që vijnë “klasiket”mes Vllaznisë e Tiranës, edhe ju keni emocionet dhekujtimet tuaja.  Si një “ish”i të dyja skuadrave si eshikoni këtë përballje?

Gjithmonë këto dy skuadra japin spektakël si në fushë ashtuedhe sportdashësit në shkallët e stadiumit. Mendoj se është njëndeshje e vështirë për të dyjaskuadrat.

Vllaznia ka arritur 2 fitoree një barazim në këtë sezon ndaj Tiranës mund të arrijë një tjetër fitore, apoi jepni më shumë shanse Tiranës?

Asnjëherë statistikat nuk vlejnë në këto dy skuadra, kush dopozicionohet më mirë në fushë dhe do të fitojë dyluftimet besoj do të jetë dhe fituese e kësaj përballjeje.

Kush mendoni se do të jetëlojtari që mund t’i japëzgjidhje kësaj sfide?

Të dyja skuadrat kanë shumë elementë cilësorë dhe ngandeshje në ndeshje na kanë dhuruar një mori golash. Megjithatë, unë do të thosha mbase Balaj dhe Abazaj mund të jenë decizivë me golat e tyre.

Një frenim i mundshëm i Tiranës nga Vllaznia mundtë rihapë kampionatin?

Që të dalësh kampion duhet që të fitosh. Pavarësisht se luhet një “klasike”, por në qoftë se do të ketë hap fals, Tiranës do t’i shtohet presioni për titull nga Partizani.

Vllazninë e shihni në luftë për një vend të tretë për të arritur Europën apo ka shanset dhe për një vend më lart?

Po Vllaznia duhet të fokusohet në një rrugë që është pjesëmarrja në Kupat e Europës. Unë besoj që do të shkoj drejt Europës nga kampionati apo nga Kupa. Drejtuesit dhe trajneri duhet të fokusohen te Tirana dhe më pas të shikojnë për të mërkurën, që kanë një ndeshje decizive për Kupë. Në qoftë se i menaxhon mirë forcat që kabesoj që si në kampionat apo në Kupë Vllaznia mund t’ia dalë.

Tiranën apo Partizanin e shihni fituese të titullit në fund të sezonit?

Kjo javë do të tregojë shumë për Tiranën. Për mua Tirana është një hap para për titull.

A mund të jetë Vllazniapër të tretin vit me radhë fituese e Kupës së Shqipërisë?

Nëse do të vazhdojë të përqendrojë forcat për Kupë unë besoj se Vllaznia nuk ka kundërshtarë drejt fitimit të Kupës përtë tretën herë me radhë. Nëse do të rivalizojë në të dyja frontet është e mundimshme për Vllazninë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img