(Intervista) Saimir Patushi: Vllaznia i ka mundësitë për sprintin final të titullit, por trajneri duhet të largojë “frikën”, të guxohet më tepër dhe jo vetëm të pritet gjithmonë!

Saimir Patushi, një nga futbollistët e fundit kampion me Vllazninë, ka folur në një intervistë për “Panorama Sport”. Në fjalët e tij, ish-mesfushori ka analizuar fundin e këtij kampionati dhe në veçanti kuqeblutë. Sipas matjanit, shkodranët i kanë mundësitë për trofe, teksa thekson se duhet vetëm të mos kenë frikë. E ndërsa në krahasim me ekipin e vitit 2001, ish-futbollisti edhe i Tiranës thotë se Vllaznia e sotme nuk ka lidhje.

Patushi, një javë nga fundi i kampionatit, por ende shumë enigma apo jo?

Nuk besoj se do të ketë shumë enigma. Çdo gjë mendoj se është brenda parashikimeve dhe nuk shoh surpriza të mëdha në horizont. Siç e kam thënë edhe më përpara, në kampionatin tonë bëhen llogaritë me letër e laps.

Mund të jetë Vllaznia ekipi fitues i këtij sezoni?

Pse jo, edhe unë mendoj se i kanë mundësitë për suksesin final. Por duhet të largojë “frikën” që trajneri mbart dhe duket se e pasqyron edhe në fushën e lojës. Duhet të guxohet më tepër dhe jo vetëm të pritet gjithmonë. Trajnerit duhet t’i thuhet që, në qoftë se do të dalësh kampion, duhet guxuar.

Endri ÇINARI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu