Legjenda e futbollit shkodran, Vioresin Sinani, prej disa muajsh është emëruar në rolin e zv.trajnerit, duke qenë krahu i djathtë i Tomas Brdariç te Vllaznia. Ish-bomberi ka folur në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, duke treguar për gjendjen e kuqebluve dhe po ashtu përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Teutës, që do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Rekordmeni i golave në kampionatit shqiptar ndalet edhe tek sulmuesit aktualë të kampionatit, ndërsa prek edhe dëmtimin e mesfushorit Ardit Krymi.
Viori, sa ju shërbeu miqësorja e fundit me skuadrën nga Mali i Zi, Arsenal Tivat?
Kjo ndeshje i shërbeu shumë lojtarëve që ndoshta nuk kishin minutat e duhura. Në këtë mënyrë, për të qënë në ritëm, dhe të gatshëm çdo herë, kjo miqësore ia vlejti. Gjithashtu, na shërbeu edhe për të mbyllur ciklin javor të stërvitjeve me një nde4shje. Mejdoj se shikuam gjëra pozitive në këtë ndeshje.
Sa ju shqertëson dëmtimi i Krymit që është titullar i padiskutueshëm?
Normalisht që Krymi është një nga shtyllat kryesore të ekipit dhe jo vetëm për atë, por për çdo lojtar të vjen keq kur dëmtohet. Megjithatë, besoj dhe shpresoj që lëndimi i tij mos të jetë i komplikuar dhe të jetë në fushë nga ndeshja e ardhshme. Pavarësisht se duhet pritur edhe diagnoza e saktë e mjekëve.
Pse kampionati shqiptar nuk po prodhon më “bombera”, edhe pse te Vllaznia këtë e bën Balaj në moshën 33-vjeçare?
Ne jemi krenarë që e kemi Balajn në ekip, pasi ai është sulmuesi më i mirë i kampionatit. Mosha nuk ka aspak rëndësi për mendimin tim, sepse shikohet ajo çfarë ai bën në fushën e lojës. Përsa i përket bomberave, Vllaznia do të nxjerrë gjithmonë dhe unë kam besimin se Kevin Dodaj do jetë bomberi i së ardhmes.
Endri ÇINARI