Edhe pse me një traditë të hershme në fushën e futbollit, gjatë priudhës së viteve të fundit, Luftëtari i dikurshëm ka humbur shumë nga vlerat e emrit të tij. Megjithatë, këtë vitë, duket se ka lëvizje për mirë, teksa me formimin e AF Luftëtari, pritet një ringritje e vlerave të futbollit në qytetin e gurtë. Në intervistën e dhënë për Veriu Sport, administratori i AF Luftëtari, Dritan Kristidhi, flet rreth punës organizative që po bëhet në këtë drejtim. Kujtojmë që Dritan Kristidhi është një emër i njohur në mjedisin gjirokastrit dhe më gjërë, ish portjer me Luftëtarin dhe më pas edhe në Greqi, ku krahas aktivizimit në portë ka shërbyer edhe si trajner portjerash, detyrë të cilën e ka bërë edhe me ekipet kombëtare kuqezi. Sezonin e kaluar kur Akademinë Luftëtari e drejtonte si administrator Mustafa Hysi mbajti postin e trajnerit të Luftëtarit në kategorinë e tretë, ndërkohë që aktualisht, pas ndarjes nga jeta të zotit Hysi, Kristidhi mban postin e adminitratorit të AF Luftëtari.
Pas shkrirjes së ekipit dhe pas një viti pa futboll, bashkë me profesor Mustafa Hysi merni përsiper t’i jepni gjallëri futbollit gjirokastrit. Vjet në rolin e trajnerit në kategorinë e tretë dhe sivjet në rolin e administratorit në kategorinë e dytë, cili është çelësi i këtij suksesi?
Unë mendoj, përkushtimi, serioziteti dhe dashuria për ekipin e zemres na bëri që të mernin këtë iniciativë për ringritjen e futbollit gjirokastrit.
Në grupin aktual të skuadrës ka lojtar vendas dhe të ardhur nga rrethet. Gjithashtu edhe tranjeri u zgjodh brenda familjes, ishte kjo një strategji e mirëmenduar apo zgjedhje e ardhur rishtazi?
Çdo gjë sipas një plani. E kemi thënë që në fillim që strategjia e AF Luftëtari është përbërja nga djem gjirokastrit që të krijojmë te brezat e ardhshëm mitin e futbollistit vendas që të bëhet tifo për ata, të respektohet si ekip dhe si fanell, por dhe të ruajmë integritetin e futbollistëve të dikurshëm, prandaj dhe tranjerin e zgjodhëm brenda familjes, që përveç lojtarëve të rinj, të rrisim dhe tranjer, sepse ata e njohin filozofinë e ekipeve nga U-7 deri te ekipi i parë.
Cili është synimi i Bashkisë si presidente e ekipit, dhe a ka një planprojekt real për vazhdimësinë?
E para, Bashkia nuk ështe president, ne jemi një fondacion ku donator kryesor është bashkia dhe që dua ta falenderoj për mbështetjen që na kanë dhënë. Projekti është për ringritjen e ekipeve zinxhirë dhe furnizimi me element cilësor për ekipin e parë. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e punës, por besoj se do ja dalim.
Sa ka ndikuar mungesa e disa futbollistëve të njohur vendas në këtë fillim sezoni?
Mungesa e futbollistëve që mbyllen sezonin e kaluar ështe e rëndësishme, sepse kanë qënë dhe janë shtylla kryesore e ekipit.
Cili është objektivi i këtij sezoni, pas ati sezoni pozitiv të vjetshëm dhe kë shikoni si pretetend për ngjitjen një kategori më sipër?
Ne jemi Luftëtari me një fanellë të rëndë dhe pa dyshim që na jep të drejtën të pretendojmë ngjitjen një kategori më lart. Ne do t’i marim ndeshjet një nga një dhe në fund do bëjmë llogaritë, frikë kam vetem nga vetëkënaqësia e lojtarëve.
Intervistoi: Fatos Lamaj
Meriton respekt per ate cfar po ben per ekipin