Renato Arapi(Trajner i Teutës)
“Ndjen kënaqësi kur ekipi interpreton atë që i thua dhe bën gjatë stërvitjeve. Ndjehesh mirë por futbolli është shumë i pabesë. Nga një ndeshje e mirë, mund të shkosh shpejt ku ishe, ndaj duhet të jemi të gjithë me këmbë në tokë, duke filluar nga unë i pari. Në përgjithësi jam i kënaqur me të gjithë lojtarët për atë që kanë treguar. Që nga ndeshja në Kupë në Laç, jemi munduar të ndryshojmë diçka, të bëjmë lojë më sulmuese. Sigurisht ka më shumë presion, por jam i kënaqur nga të gjithë, kemi bërë një lojë shumë të shkëlqyeshme përveç golave. Jam i kënaqur edhe me ndërrimet, që bënë shumë mirë. Kampionati ka hyrë në një fazë shumë të mirë, e kam thënë që me dy fitore kap vend të katërt e pestë. Por me një humbje kthehesh në ato ujëra ndaj të qëndrojmë me këmbë në tokë. Një nga prioritetet tona në këtë periudhë ka qenë edhe futja e elementit të ri, deri tani kemi qenë të kënaqur. Sot u mundova të aktivizoj edhe Kapllanin i cili bën shumë mirë. Duhen ndërthurur se janë ata me eksperiencë që i orientojnë në fushë dhe lojtarët e ri nuk e kanë shumë të vështirë. Unë të them të drejtën jam munduar që sido të jetë rezultati, dua një ekip që të mos ndryshojë sjelljen në fushë. Kjo është pak problem se është pjesë e mentalitetit që po mundohemi ta ndryshojmë”.
Diego Longo(Trajner i Teutës)
“Nuk është e drejtë që të flasë për 7 mungesat e mbrëmjes së sotme. Është mungesë respekti për ata dhe futbollistët që luajtën. Bëmë gabime foshnjarake, para portës, kundër një ekipi me eksperiencë që vjet fitoi titullin kampion. Kemi humbur raste kur ishim 1-1 dhe 2-1. Punojmë prej 9 muajsh, por pësuam në atë mënyrë golin e Dacit. Është për të ardhur keq. Kjo ndodh kur ka presion dhe nuk dimë ta menaxhojmë. Ka presion nga mbrapa të cilat unë nuk do t’i zbuloj deri në fund. Ky është problemi i ekipit kur nuk ke shumë cilësi dhe kualitet. Kam kërkuar qetësi prej ditës së parë që erdha këtu, por askush nuk më ka dëgjuar. Kemi luajtur në mënyrë fantastike në dy fazat e para, sepse luanim pa presion. Nuk i kam afruar unë këta lojtarë, është klubi që ka bërë merkato. Normalisht unë punoj për klubin dhe të mirën e tij. Të gjithë gabojmë, jemi njerëzorë, por nuk mund të marr përsipër përgjegjësi që nuk i kam. Këto janë gjëra që mbeten mes meje dhe klubit si në çdo vend të botës. Nuk mund të them që futbollistët që vijnë në janar, nuk janë futbollist me të njëjtën nivel. Kur ka shumë gjëra, janë rezultate që ndodhin”.