Bylis dhe Kukësi kanë mbyllur çdo gjë në shifrat e barabarta 0-0. Ekipet ndajnë nga 1 pikë që nuk gëzon shumë palët të cilat kërkonin maksimumin nga kjo sfidë për t’u larguar zonën së ftohtë, në fundin e tabelës.
Trajneri Bellai foli për takimin ndaj Kukësit:
“Në radhë të parë dua tiu uroj juve dhe ato në kamer. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, kishim raste të pastërta por nuk ia dolëm. Kjo pikë ka rëndësi pasi është kundër një rivali direkt. Jam shumë i kënaqur me djemt, pasi si ato që ishin dhe ato që u futën në pjesë të dytë dhanë maksimumin. Në qoftë së ne do të vijojmë kështu, në fushën tonë të pakten do jemi shumë mirë.
Barazimi siç erdhi loja është më i drejtë, pasi kur doli Qoshku ne ishim me 10 lojtarë. Ne duhet të gjejmë më të mirë dhe të shënojm kur jemi para porte. Kjo është psikologjike pasi po t’ia shikosh dhe nga ndeshja e fundit e njëjta gjë.
Muçollari dhe shumë të tjerë kanë treguar që mund të ndihmojnë ekipin në shumë pozicione të fushës. Ai ka shpejtësin dhe kjo na ndihmon shumë. Unë jam i kënaqur me to pasi dhe loja nuk ishte për të që të shfrytozjë shpejtësinë. E gjithë puna është që të shënojmë dhe kjo ka rëndësi të madhe.
Luajm ndeshjne e kupës me Vllazninë dhe më pas shkojmë për Tiranën. Do të përgatitemi për ndeshjet. Për Tiranën do të vijojmë përgatitjet që neser, pasi pikët na duhen më tepër. Ne nuk quajm as Kukësin ekip të vogël përtej pozitave që ka, por kur merr 1 pikë duket si fitore.
Pakënaqësi e Qardakut? Në momentin që kundërshtari rriti shtatlartësinë, mendova që të vendos një lojtar që të jetë aty për të fituar dyluftimet në ajër, pasi kjo ishte dhe arma më e fortë e Kukësit.”
Trajneri Hallaçi tha në prononcimin e tij:
Në pozitat që jemi na vjen mirë që morëm pikë. Ishim munduar gjatë gjithë këtyre ditëve. Ekipi është munduar gjatë pjesës së parë dhe të dytë. U komunikova që nuk po dalim dot dhe unë jam i kënaqur pasi ndryshoi shumë loja.
Bylis kishte dy raste dhe mund të kishte shfrytëzuar. Ekipi u përpoq dhe nuk mund të them që nuk jam i kënaqur pasi çdo pikë për ne është e rëndësishme.
Kemi pasu disa largime dhe ka ardhur një qendërmbrojtës. Do të shikojmë deri në momentet e fundite të merkoatos për të afruar ndonjë lojtar cilësor. Duhet të vahzdojmë forca pasi ne kemi mundësitë t’ia dalim deri në fund.
4 pikët: Me Partizanin bëmë një pjesë të dytë të mirë, ndërsa me Laçin reagum mirë. Sot kishim mundësitë për të bërë më mirë, jam i kënaqur, drejtuesit më kanë dhënë këtë besim dhe do jemi të qetë deri në fund. Kam besimin e drejtuesve që të jem në krye të ekipit.
Gabim te Kukësi këtë vit: Ndër vite Kukësi ka pasur ekip më serioz dhe më të fortë. Shumë lëvizje në këto vitet e fundit dhe ekipi ka pasur vëshitirësi. Duhet të jemi të kujdeshëm dhe të krijojmë ekip për vazhdimësi, pra vetëm lëvizja e lojtarëve.
Objektivat me këtë kontigjent: Do të pretendojmë që të arrijmë sa më lart. Të shikojmë dhe duam të arrijmë sa më larg në kupë.